Kancelari gjerman Olaf Scholz ka mbërritur në Kiev për një vizitë të papritur mëngjesin e kësaj të hëne.
Sipas ZDF, udhëheqësi gjerman pas mbërritjes së tij tha se do të zhvillojë bisedime me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe gjithashtu do të njoftojë dorëzimin në dhjetor të armatimeve të tjera me vlerë 650 milionë euro për Ukrainën.
“Ukraina mund të mbështetet tek ne. Ne themi atë që bëjmë dhe bëjmë atë që themi. Për ta bërë të qartë përsëri, unë udhëtova për në Kiev sonte me tren përmes një vendi që ka mbrojtur veten kundër agresionit rus për më shumë se 1000 ditë”, tha ai
Vizita e tij e mëparshme në Ukrainë daton në qershor 2022, kur ai vizitoi vendin me presidentin francez Emmanuel Macron, disa muaj pasi filloi pushtimi rus në shkurt 2022.
- Firence/ Turistja dëmton statujën e “Biancone”, ngjitet për t’i prekur pjesët intime - 22/04/2026
- VIDEO/ Avioni përplaset me telat e tensionit të lartë në Los Angeles, piloti 70-vjeçar në gjendje kritike - 22/04/2026
- Teherani: SHBA-të duhet ta heqin bllokadën dhe ne do të negociojmë në Islamabad - 22/04/2026