10.5 C
Tirana
29 / 01 / 2026

Sanremo 2023/ Nis sonte Festivali Italian i Këngës

Sonte në mbrëmje në kanalin televiziv Rai Uno nis Festivali i 73 i Sanremos, i cili do të zgjatë pesë netë. Në garë do të jenë 28 këngë, nga të cilat 14 do të performojnë sonte. Për të katërtin vit me radhë do të drejtohet nga Amadeus, i cili është edhe udhëheqësi artistik i festivalit. Për herë të parë në historinë e këtij festivali do të jetë i pranishëm në sallë edhe kreu i shtetit Sergio Mattarella. Mbrëmjen do ta hapë Xhani Morandi, i cili do të këndojë himnin dhe më pas në skenë do të ngjitet Roberto Beninji, i cili do të lexojë një fragment nga Kushtetuta me rastin e 75-vjetorit të saj.

Prezantuesi legjendar i “Sanremo” Amadeus

Po kaq e emocionuar është edhe Kiara Ferranji, e cila do të bashkëprezantojë me Amadeus në natën e parë. Ajo ka siguruar se do të jetë një spektakël i bukur. Po kështu të shtunën Amadeus do të lexojë edhe një tekst të presidentit ukrainas Zelenski.

Skenografia e Festivalit është krijuar nga Gaetano Castelli, i cili është shprehur se do të jetë një nga më të bukurat që ka krijuar deri më sot, aq sa e quan të mahnitshme. Garën e festivalit do ta hapë këngëtarja Ana OXA. Natën e dytë do të këndohen 14 këngë të tjera në garë, ndërsa natën e tretë do të këndohen të 28 këngët.

Natën e katërt sipas traditës secili këngëtar në garë do të shoqërohet nga një këngëtar i njohur vendas apo edhe jashtë vendit për të interpretuar këngë që kanë patur sukses në vitet ’60, ’70, ‘80, ’90 dhe dymijë. Natën finale do të zgjidhet edhe kënga fituese e cila do të përfaqësojë Italinë në Festivalin Europian, i cili do të zhvillohet në Liverpul, në Mbretërinë e Bashkuar.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x