15.5 C
Tirana
12 / 04 / 2026

Safet Gjici mbyll llogarinë në Facebook, pas “vërshimit” të komenteve dhe reagimeve për videon

Safet Gjici ka mbyllur llogarinë zyrtare në rrjetin social Facebook. Pas “lumit” të komenteve dhe reagimeve për video-skandalin, tashmë ish-kryebashkiaku i Kukësit është detyruar të mbyllë dhe profilin që kishte në rrjetin social.

Nëse kërkon në Facebook emrin e tij, më saktësisht “Safet Gjici Faqja Zyrtare”, të dalin vetëm artikuj dhe postime që lidhen me emrin e tij, por jo llogaria zyrtare e ish-kryebashkiakut socialist të Kukësit.

Mesditën e djeshme, 16 Qershor 2023, në media doli me shpejtësi një video-skandal ku shfaqej Safet Gjici duke kryer marrëdhënie intime në zyrë, në Bashkinë e Kukësit.

banner facebok

Përmes një shënimi në llogarinë në Facebook, ai njoftoi dorëheqjen dhe foli për kurth nga kundërshtarët.

Ndërkohë, disa orë më vonë u bënë publike dhe vendimet e Këshillit të Ministrave, një ndër të cilat lidhej me Safet Gjicin.

Qeveria tha se vendimi për shkarkimin nga posti i kryetarit ishte marrë menjëherë sapo video kishte nisur të shpërndahej në publik.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x