Gjenevë – Qeveria e Zvicrës njoftoi të mërkurën, 25 shkurt, se blerja dhe importi i gazit natyror të lëngshëm (LNG) nga Rusia do të ndalohet plotësisht, në përputhje me paketën e fundit të sanksioneve të Bashkimit Europian kundër Moskës.
“Prej 25 prillit, një ndalim i plotë për blerjen dhe importin e gazit të lëngshëm natyror nga Rusia”, thuhet në deklaratën e qeverisë. Sidoqoftë, për kontratat ekzistuese afatgjata të furnizimit do të aplikohet një periudhë tranzitore deri në fund të vitit.
Qeveria thekson se kjo masë synon të ulë të ardhurat e Rusisë nga shitja e karburanteve fosile, të cilat përbëjnë një burim kryesor financimi për luftën kundër Ukrainës.
Ky vendim është pjesë e një sërë masash të miratuara nga qeveria zvicerane për t’u përputhur me paketën e 19-të të sanksioneve të Bashkimit Europian ndaj Rusisë, e cila u miratua nga blloku më vonë vitin e kaluar.
Edhe pse Zvicra nuk është anëtare e BE-së, që nga fillimi i pushtimit të plotë rus të Ukrainës 4 vite më parë, vendi ka ndjekur politikën e bllokut duke zbatuar sanksionet ekonomike kundër Rusisë.
Sipas njoftimit të qeverisë, këtë javë do të hyjnë në fuqi edhe masa të tjera në sektorin financiar, përfshirë ndalimin e ofrimit të shërbimeve të kriptovalutave për qytetarë dhe kompani ruse.
Gjithashtu, janë ndaluar transaksionet me disa kriptovaluta të mbështetura në rublë, si stablecoin A7A5, dhe është zgjeruar ndalimi i përdorimit të disa shërbimeve të specializuara të mesazheve për kryerjen e pagesave.
Ndër masat e tjera të vendosura është edhe ashpërsimi i kufizimeve për diplomatët rusë të akredituar në BE, të cilët tani do të duhet të njoftojnë paraprakisht autoritetet zvicerane në rast të transitit apo hyrjes në vend.
- Shtyhet gjyqi, Monika Kryemadhi: Ngritën akuzë me tre mesazhe të miat, do kërkoj të dëshmojë edhe Rama - 27/04/2026
- Prej 18 muajsh në paraburgim, shikoni si ka ndryshuar ish-Presidenti Ilir Meta - 27/04/2026
- Raporti i SPAK gjatë 2025, Braho në KLP, flet për korrupsionin: 6 procedime për zyrtarë të lartë. Janë bllokuar mbi 24 mln euro - 27/04/2026