17.5 C
Tirana
27 / 07 / 2024

Rusi/ Urdhri i Putinit për mobilizim: Djali i zëdhënësit të Kremlinit refuzon të shkojë ushtar, reagimi i tij pas thirrjes

Urdhri i dhënë nga Vladimir Putin për mobilizim të pjesshëm në rusi për luftën ka pasur reagime të shumta.

Ka dhe nga ata që e kanë marrë me shaka, apo që janë frymëzuar për t’i punuar një reng dikujt.

Ky ka qenë dhe rasti me djalin e zëdhënësit të Kremlinit, Dimitri Peskov, të cilit i është bërë një shaka në transmetim të drejtpërdrejtë.

Dmitri Nizovtsev, drejtuesi i kanalit “Politika e Popullit” në YouTube, mbështetës i opozitës që kundërshton Putin, telefonoi djalin e Peskov duke u hequr si një nga rekrutuesit e ushtrisë. Ai dëgjohet teksa i thotë djalit tëzyrtarit se i është dëerguar një kërkesë paraqitjeje për të kryer vizitat mjekësore dhe më pas, për t’iu bashkuar ushtrisë ruse në front.

Por 32-vjeçari la të kuptohej se do të refuzonte të regjistrohej, e në këtë mënyrë të kundërshtonte urdhrin e Putinit, duke thënë “sigurisht që nuk do të vij nesër në orën 10:00”.

“Duhet ta kuptoni, nëse e dini se unë jam zoti Peskov, sa e gabuar është që unë të jem atje”, shtoi ai, me një ton zëri që tregonte shqetësim.

“Nuk e kam problem të mbroj atdheun tim – por më duhet të kuptoj përshtatshmërinë e paraqitjes sime atje, e kam fjalën për disa nuanca politike”, ka thënë djali i Peskov.

Babai i tij, Dmitry Peskov u tha gazetarëve se ishte “i vetëdijshëm për këtë reng”, por që transkripti i plotë i telefonatës nuk ishte publikuar. Moska ka thënë se “mobilizimi i pjesshëm” do të përfshijë vetëm 300,000 rezervistë që kanë “përvojë ushtarake”, por disa qytetarë po ikin nga vendi pas fjalimit të Putinit.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x