Me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës një mesazh urimi për qytetarët ka ardhur edhe nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio.
Në mesazhin e tij kryediplomati amerikan thekson mbështetjen e palëkundur të Uashingtonit për sovranitetin dhe integritetin territorial të vendit.
“Në emër të SHBA-ve, ju shpreh urimet e mia popullit të Republikës së Kosovës me rastin e Ditës suaj të Pavarësisë. SHBA-ja mbetet e palëkundur në mbështetjen e saj për sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës, dhe presim me padurim zgjerimin e lidhjeve ekonomike që do të rrisin mirëqenien e të dy kombeve tona. Ne e vlerësojmë mbështetjen e Kosovës për përpjekjet e SHBA-së në adresimin e sfidave globale dhe mirëpresim udhëheqjen e saj si Anëtare Themeluese e Bordit të Paqes”, thuhet në mesazhin e Sekretarit amerikan të Shtetit.
“Ndërsa Kosova shënon këtë përvjetor të rëndësishëm, presim bashkëpunim edhe më të fortë në vitet që vijnë. SHBA-ja qëndron përkrah Kosovës ndërsa vazhdon të ndërtojë një të ardhme të sigurt dhe të begatë”, thekson Rubio.
- Pushime që ju përmirësojnë humorin, 5 qytetet më të lumtura për turistët, Lisbona kryeson renditjen - 21/10/2026
- “Pedagogët firmosin dhe ikin si skutha”/ Hervin Çuli: Intelektuali duhet të jetë kundër dhunës - 21/10/2026
- “Sistemi arsimor i kthyer në celula të partive”, Lami: Listat e pedagogëve? Mungojnë rektorët dhe dekanët… - 21/10/2026