9.5 C
Tirana
21 / 11 / 2024

“RTSH u rrëmbye pas vrasjes së Azem Hajdarit. Agresorët hynë brenda dhe u benin presion kolegeve të mia…”

Iva Hoxha, e cila për 30 vite ka qenë një nga figurat më të dashura të Radio Televizionit Shqiptar, është rrëfyer në Euronews Albania.

Ajo foli mbi karrierën dhe jetën, teksa tregoi dhe momente dramatike në punën e saj.

Bëhet fjalë për trazirat e vitit 1998, pas vrasjes së Azem Hajdarit, kur u sulmua RTSH me armë.

“Pas trazirave të vitit 1997 ishte një gjendje e jashtëzakonshme dhe televizioni ruhej me policë dhe mbaj mend kur në vitin 1998 ndodhi vrasja e Azem Hajdarit.

Në televizion hynë shumë njerëz të cilët i bënin presion kolegeve të mija në studion e lajmeve duke u thënë që të flisnin për gjërat që ata donin dhe ishin kundër pushtetit.

Atë ditë isha në turn dhe televizioni ishte i rrethuar prandaj vendosa të mos shkoja në punë sepse kisha frikë.

Por pasi ministri doli në deklaratë u riktheva në televizion. Ne na u duk sikur televizioni u rrëmbye dhe atë ditë siç isha e terrorizuar.

Nuk bëra as grimin por dola në anoncim duke thënë se kjo është shtëpia jonë”, u shpreh Iva Hoxha.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x