Luftëtarët ukrainas të cilët u dorëzuan pas disa javësh të rrethuar, thellë nën fabrikën e çelikut Azovstal në qytetin port të Mariupolit, u mbajtën në kushte çnjerëzore nga Rusia, tha për BBC-në një ushtar i cili u la i lirë pas marrveshjes së shkëmbimit me Rusinë.
Ilia Samoilenko tha për BBC se ai ishte mbajtur në Rusi në izolim për 120 ditë dhe kishte frikë se nuk do të kthehej më në Ukrainë. Luftëtari i Regjimentit Azov u lirua në një shkëmbim të burgosurish muajin e kaluar.
Toger Samoilenko, i cili është 28 vjeç, humbi syrin e djathtë dhe krahun e majtë pasi municioni i shpërtheu në dorë ndërsa ishte në një mision ushtarak ukrainas kundër separatistëve të mbështetur nga Rusia në rajonin lindor të Donbasit, në vitin 2018.
Gjëja e parë që bleu kur u kthye në Ukrainë ishte një paketë cigare, “për t’u ndjerë i gjallë”, tha ai.
“Jam i lumtur të shoh njerëzit që më kanë pritur, lotët e gëzimit në fytyrat e tyre dhe buzëqeshjet e tyre”.
Në intervistën e parë të medias ndërkombëtare nga një luftëtar i Azov që kur disa u liruan në një shkëmbim të madh dhe befasues të të burgosurve midis Rusisë dhe Ukrainës muajin e kaluar, ai pretendoi se disa nga bashkëluftëtarët e tij të mbajtur veçmas ishin torturuar dhe iu mohua trajtimi adekuat mjekësor dhe ushqimi.
“Gjëra të dukshme ndodhën..”, më tha nënkoloneli Samoilenko në Kiev, ku po shërohej pasi u lirua. “Gjëra të dukshme, që njerëzit që kapen torturohen nga rusët”.
Rusia mohon torturimin ose keqtrajtimin e të burgosurve të luftës, megjithëse zyrtarët ukrainas thonë se luftëtarët kanë pësuar abuzime në robërinë ruse.
Samoilenko ishte në mesin e qindra trupave që u rrethuan nga ushtria ruse në tunelet dhe bunkerët nëntokësorë të fabrikës së madhe të çelikut Azovstal, e cila ishte nën bombardimet e pamëshirshme.
Ata refuzuan të dorëzoheshin derisa erdhi një urdhër nga komandantët e lartë ushtarakë të Ukrainës, i cili i dha fund betejës për qytetin port të Mariupolit, lufta më vdekjeprurëse dhe më shkatërruese në këtë luftë deri tani.
Luftëtarët u larguan nga qyteti duke mbajtur pak sende personale, dukeshin të rraskapitur dhe me plagë të dukshme. Disa ecnin me paterica. Ata u dërguan me autobusë në territorin e kontrolluar nga Rusia.
Ata fillimisht u dërguan me autobusë për në Olenivka, një burg në një zonë të Donetsk të kontrolluar nga separatistët e mbështetur nga Rusia, tha nënkoloneli Samoilenko.
Ditë më vonë, ai dhe të tjerët, kryesisht udhëheqës të Azov, u transferuan në një vend të pazbuluar në Rusi.
Samoilenko thotë se ishte lënë vetëm në një qeli, ku bwntw vazhdimisht pompa dhe
dhe mbante gjurmët e kohës duke numëruar mendërisht ditët.
“(Por) unë nuk u torturova fizikisht, tha ai, kështu që ishte larg nga gjërat që njerëzit vuajtën në vende të tjera”.
“Ata që u dërguan në vende të tjera, pretendoi ai, u përballën me kushte që ishin “shumë, shumë të këqija, të cilat përkeqësoheshin çdo javë që kalonte “.
Disa nga të liruarit muajin e kaluar i thanë atij se u ishte dhënë sasi e kufizuar e ujit dhe se disa ishin të kequshqyer.
Në korrik, një shpërthim në Olenivka vrau dhjetëra të burgosur ukrainas . Rusia tha se vendi u sulmua nga Ukraina, një akuzë që qeveria ukrainase e hodhi poshtë si cinike, duke e akuzuar Rusinë për përpjekje për të shkatërruar provat e torturës dhe vrasjes.
“Rusia, tha Samoilenko, i injoroi rregullat e luftës. Ata nuk u interesuan për Gjenevës [Konventat]. Ata nuk kujdesen për jetën e njerëzve.”, megjithatë, ai tha se ende nuk mund të ndajë më shumë detaje.
“Këto intervista po i shikojnë edhe rusët, tha ai, kur shohin fytyrat tona të lumtura, po bëhen më të çmendur”.
Ditë përpara dorëzimit të Azovstal në maj, Samoilenko drejtoi një konferencë shtypi që u transmetua drejtpërdrejt nga një bunker poshtë punimeve të çelikut. Për gati dy orë, ai përshkroi kushtet e dëshpëruara për luftëtarët e plagosur dhe tha se ai dhe të gjithë të tjerët e shihnin veten si “njerëz të vdekur”.