11.5 C
Tirana
18 / 05 / 2026

Rrëfehet partneri i ish-eurodeputetes: Paratë i menaxhoja unë, lirojeni Evën!

Partneri i ish-zëvendëspresidentes së Parlamentit Evropian  Eva Kaili , Francesco Giorgi, ka rrëfyer para hetuesve për skandalin e korrupsionit që tronditi institucionin e BE.

Sipas gazetës belge Le Soir Giorgi ka zbuluar se ai ishte pjesë e një organizate të kontrolluar  nga Maroku dhe Katari për të ndërhyrë dhe ndikuar në çështjet evropiane. Pasi kërkoi falje, Giorgi  ka konfirmuar se ish-deputeti italian, Antonio Panzeri, ishte “truri” i  kësaj organizate.

Siç raporton gazeta italiane  La Repubblica,  ai u ka kërkuar më pas gjyqtarëve që të lirojnë eurodeputeten greke Eva Kaili.

I bëra të gjitha për para që nuk më duheshin”, ishin fjalët  që citon kjo gazetë duke konfirmuar në këtë mënyrë përfshirjen e tij në Katar-Gate . Ai ka rrëfyer edhe për rolin e tij në këtë organizatë ku shpjegon se detyra e tij ishte të menaxhonte paratë.

Ai dha edhe dy emra të tjerë se kanë marrë para nga kreu i kësaj organizate  si eurodeputeti italian , Andrea Cozzolino dhe eurodeputeti belg Mark Tarabella shtëpia e të cilit u kontrollua të shtunën e kaluar në prania e presidentes së  Parlamenti Evropian, Roberta Metsola, siç edhe  kërkohet nga ligji belg.

Vlen të theksohet se ish-deputetit Italian Panzeri e ndihmoi 35-vjeçarin të ngjitej në karrierën politike dhe ai e kishte ndjerë si detyrim moral për ta ndihmuar atë.

Mediat greke thonë se Francesco nuk i duheshin vërtet  paratë pasi paga e tij si asistent parlamentar ishte rreth 2500 Euro në muaj.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x