9.5 C
Tirana
06 / 02 / 2026

Ronaldo i “tregon” vendin United dhe Ten Hag/ VIDEO

“Ndihem i tradhtuar nga Manchester United. Klubi u përpoq të më detyronte të largohesha. Jo vetëm trajneri, por edhe djemtë e tjerë që janë përreth klubit. Ndihemi i tradhtuar. Ndjej se disa njerëz nuk më donin mua këtë te Manchester United dhe nuk bëhet fjalë vetëm për këtë vit, por edhe sezonin e kaluar. Unë nuk kam respekt për Ten Hag, sepse ai nuk tregon respekt për mua, kështu që është e thjeshtë. Asgjë nuk ka ndryshuar këtu që nga largimi i Alex Ferguson.

Kur vendosa të kthehesha në Manchester, ndoqa zemrën time. Ferguson më tha: “Është e pamundur për ty të shkosh te City’. Dhe unë thashë: ‘Ok, shef’ … kështu, u ktheva. Por asgjë nuk ka ndryshuar këtu. Progresi është ZERO.

Ata sollën një drejtor sportiv, Ralf Rangnik, që është një gjë që s’e kupton askush. Ai as nuk është trajner. Një klub i madh si United që sjell një drejtor sportiv nuk më surprizon vetëm mua, por gjithë botën”, deklaroi ndër të tjera Cristiano Ronaldo.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x