1.5 C
Tirana
03 / 12 / 2024

Roger Federer tërhiqet nga tenisi profesionist/ Më shumë se 1500 ndeshje dhe mbi 20 Grand Slam…

Roger Federer njoftoi dje largimin nga tenisi profesional. Përmes një mesazhi me audio, të cilin e lexoni të plotë më poshtë, falenderoi bashkëpunëtorët, familjen dhe tregoi arsyet pse po tërhiqet.

“Nga gjithçka e mirë që më ka dhuruar tenisi gjithë këto vite, më e mira kanë qenë njerëzit që kam takuar gjatë rrugës: miqtë, kundërshtarët dhe mbi të gjitha tifozët që i japin jetë sportit. Sot, dua të ndaj një lajm me të gjithë ju. Siç e dini shumë prej jush, tre vitet e fundit kam pasur shumë sfida, si lëndime dhe operacione. Kam punuar shumë për t’u rikthyer në formën më të mirë në konkurse. Por gjithashtu i njoh kapacitetet dhe kufijtë e trupit tim dhe mesazhi i tij (trupit) për mua kohët e fundit ka qenë i qartë. Jam 41 vjeç. Kam luajtur më shumë se 1500 ndeshje gjatë 24 viteve. Tenisi më ka trajtuar më bujarisht sesa do të kisha ëndërruar ndonjëherë, dhe tani duhet të kuptoj se kur është koha për t’i dhënë fund karrierës sime.

Unë do të vazhdoj të luaj tenis në të ardhmen, por vetëm se nuk do të jem në Grand Slams apo turne të tjerë. Ky është një lajm pakëz i trishtuar pasi do humbas çdo emocion që më ka dhënë turneu. Po nga ata tjetër ka shumë arsye për të qenë i lumtur. Unë e konsideroj veten si një nga njerëzit me më shumë fat në botë. Pata fatin të kem talent në tenis dhe luajta në nivele që as nuk i kisha ëndërruar.

Gjej rastin të falenderoj në mënyrë të veçantë gruan time të mrekullueshme Mirka, që ka përjetuar çdo second me mua. Ajo më ka qetësuar përpara çdo finaleje, ka parë çdo ndeshje, edhe kur ka qenë 8 muajshe shtatzënë.

Dua të falenderoj gjithashtu 4 fëmijët e mi, për mbështetjen. Mezi pres të vizitoj vende të mrekullueshme dhe të krijoj kujtime me ta.

Të shikoja familjen time që bënte tifozllëk për mua nga tribuna, është një ndjesi që do e mbaj me vete gjithë jetën.

Dua gjithashtu të falenderoj prindërit e mi të dashur dhe motrën time pa të cilët asgjë nuk do të ishte e mundur.

Kur dashuria ime për tenisin lindi, unë isha një fëmijë i vogël në Bazel që shikoja nga tv lojtarët e mëdhenj. Për mua ata ishin gjigantë. Aty nisa të ëndërroja. Ëndërrat më nxitën të punoja shumë dhe të besoja tek vetja”.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x