Arben Ristani, anëtari i Kryesisë së PD thotë se protestat e mëdha do të vijnë në vazhdim, por kjo nuk do të thotë se do rrëzohet Rama.
Në emisionin Now në Euronews Albania, Ristani u shpreh se PD është duke u përgatitur për zgjedhje, që mund të jenë edhe zgjedhje të parakohshme nëse protesta popullore arrin në ato nivele.
“Ka dy kohë; koha zyrtare që janë zgjedhjet, nuk tha njeri që rrëzohet Rama në shtator. Është dhe një kohë tjetër nëse protesta vjen në ato nivele që provokojnë zgjedhje të parakohshme. Do organizojmë protestat më të mëdha që ka njohur Shqipëria por s’e di në do iki Rama. Nuk dua të them dëshira”, u shpreh Ristani.
/javanews
Latest posts by Pena Albania (see all)
- Nga loja tek inovacioni: Fondacioni Vodafone me partnerët e tij mbështet Kampin Veror Inno Kids - 30/07/2026
- Lufta UEFA-FIFA: Europianët zgjedhin kandidatin e tyre, propozojnë presidentin e klubit kampion kundër Infantinos në zgjedhjet e vitit të ardhshëm - 30/07/2026
- “SPAK e dinte ku ndodhej dhe kishte dërguar letërporosi”, Braho flet për arrestimin e Ermal Beqirajt: Ishim në kontakt prej javësh me autoritetet franceze - 30/07/2026