Balla: Çfarë thoni në darkë, nuk e thoni në mëngjes. Doli ky zotëria, pyeta ChatGPT-n ta kuptoja, se ishte e vështirë ta kuptoja. Ju jeni tërhequr nga bojkoti i komisionit, këtë ma shpjeguan edhe miq që ndihmojnë në komunikim. Këta nuk janë tërhequr nga bojkoti. Jeni aq kakofonikë sa për një çështje, çoheni dy veta. Ka një rregull organizativ, që çohet njëri. Në rast se na thoni: “Shiko, ne do të vijmë”, jo po historia me kryetar e bashkëkryetar. Nuk bëhet dot mbledhja e komisionit me 8, ju ka lënë Luli pas shkolle. Ne po ju themi: nëse ju vini, nuk ka nevojë ta ndryshojmë. Na thoni deri në darkë, se keni mendime të tjera. Edhe kismet vendosim deri atëherë.
Boçi: Inteligjencën e ka nën mesataren. Nuk ka pasur konsultim, nuk mund të dilni dot në komision, prandaj keni nevojë për ChatGPT.
- Sot seanca plenare, studentët zhvendosin protestën para Parlamentit, vendosen barrierat metalike para godinës - 22/10/2026
- Sot Samiti i Berlinit në Malin e Zi| I pranishëm kryeministri Rama dhe kancelari gjerman Merz - 22/10/2026
- Protesta, Rama përsërit thirrjen për dialog, zëvendëson karriget e thyera me stola guri - 22/10/2026