Prej tre ditësh banorët e qytetit të Pogradecit dhe ata të 5 fshatrave të njësisë administrative Buçimas, kanë qënë pa ujë të pijshëm, për shkak të një defekti të rëndë në tubaconin kryesor që furnizonte qytetin dhe fshatrat e kësaj njësie administrative.
Defekti ka ardhur pasi firma që po punon për rikonstruksionin e Parkut të Drilonit, gabimisht ka ndërhyrë gjatë punimeve në tubacionin kryesor të furnizimit të depos.
Mungesa e ujit të pijshëm ka krijuar probleme jo vetëm për banorët por edhe për sektorin e hoteleri-turizmit në këtë zonë.
Specialistët e ujësjellës-kanalizime Pogradec prej tre ditësh kanë punuar për eleminimin e defektit. Mëngjesin e së shtunës, pasi është arritur të bëhet lidhja e tubacionit kryesor është tentuar vendosja në punë e tij për të bërë të mundur furnizimin e depos kryesore, por presioni shumë i lartë i ujit që del nga burimi e ka shpërthyer sërish tubacionin.
Kushtet atmosferike nuk kanë qënë në favor të punonjësve, të cilët kanë rinisur punën sërish për të bërë rilidhjen nga e para dhe në një tjetër formë në mënyrë që t’i jepej zgjidhja përfundimtare kësaj situate.
Pas orësh të gjata pune nga inxhinerët dhe puntorët e Ujësjellës Kanalizime Pogradec, gjatë pasdites të së shtunës u arrit që të zgjidhet defekti i rëndë i shkaktuar në tubacionin kryesor të ujit të pijshëm i cili furnizon qytetin dhe Buçimasin.
Burime nga Ujesjëllës Kanalizime Pogradec bëjnë me dije se defekti ishte tepër i rëndë dhe kushtet atmosferike e bënin të vështirë punën. Po sipas të njëjtave burime tashmë defekti është rregulluar, depot janë mbushur dhe uji ka nisur të shpërndahet në çdo familje.



- “E rëndësishme të mos preket Reforma në Drejtësi”, Gonzato flet për nismën e PS kundër pezullimit të ministrave - 18/02/2026
- LIVE NGA HAGA! “Jam i pafajshëm”, Thaçi: Isha student kur iu bashkova luftës, fund mund t’i jepte vetëm NATO - 18/02/2026
- Pse Kosova nuk ka politika ekonomike afatgjata, zhvillimi ekonomik nuk bëhet nga politikanët - 06/02/2026