9.5 C
Tirana
12 / 02 / 2026

Rijetëzimi i banesës së familjes Kotta/ Përfituese e programit “Bonusi i rijetëzimit” financuar nga Ministria e Kulturës

Shtëpia Kotta është një nga më të njohurat në Korçë, e cila daton në gjysmën e parë të shekullit XIX. Falë “Bonusit të Rijetëzimit” kjo godinë karakteristike, Monument Kulture i kategorisë së I-rë, është duke u restauruar. 

Për drejtorin e Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore Korçë, Gjergji Koki, ky financim i Ministrisë së Kulturës, synon jo vetëm restaurimin por edhe rijetëzimin e kësaj banese e cila shumë shpejt do të jetë një tjetër atraksion i rëndësishëm i qytetit dhe një trashëgimi e rivlerësuar për familjen. 

Falë këtij financimi në vlerën e 4 milion lekëve si pjesë e programit të bonusit të rijetëzimit, sipas Kokit do të ruhen të gjithë elementët tradicionalë të kësaj godine.  

Skema Kombëtare “Bonusi i Rijetëzimit”, është një financim për restaurimin dhe kthimin e objekteve brenda qendrave historike, në modele të qëndrueshme biznesi, që gjenerojnë të ardhura dhe punësim për komunitetin. 

Falë këtij financimi banesa e Lipe e Vaskë Kottas në qytetin e Korçës do të kthehet në një shtëpi pritëse duke ruajtur të gjitha vlerat autentike të saj.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x