16.5 C
Tirana
04 / 02 / 2026

Rëndohet situata e furnizimit me energji/ Probleme me energjinë elektrike në të gjitha bashkitë e qarkut Korçë

Reshjet e shiut e të dëborës të rëna gjatë orëve të fundit, shoqëruar me erëra të forta kanë përkeqësuar situatën e furnizimit me energji elektrike në juglindje të vendit.

Pa energji elektrike prej dy ditësh vazhdojnë të jenë 9 fshatrat e bashkisë së Pustecit. Gjithashtu pa energji elektrike janë edhe fshatra të bashkisë së Pogradecit, Devollit, Kolonjës, Korçës, e Maliqit.

Mungesë të energjisë ka jo vetëm në fshatra të zonave malore të këtyre bashkive, por probleme ka edhe në fshatra të fushës së Devollit, e Maliqit ku pjesa më e madhe e tyre kanë pasur ndërprerje të shumta e të herëpashershme të energjisë elektrike.

E gjithë kjo situatë ka ardhur duke u rënduar për shkak të erërave të forta dhe reshjeve të dëborës të rëna orët e fundit. Defektet më të shumta janë në linjat e tensionit të ulët e të mesëm.

Grupe të shumta pune të OSHEE-së prej tre ditësh janë duke punuar në terren për rikthimin e energjisë elektrike në zonat me probleme.

Por ditën e sotme edhe për shkak të reshjeve të shumta të dëborës në zonat malore e ka bërë punën e tyre tejet të vështirë.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x