Autoriteti Rrugor Shqiptar ka ndërhyrë për rehabilitimin e aksit Boboshticë-Dardhë, në 2 pjesë të tijj të cilat kishin pësuar shkarje të trupit të rrugës. Dëmtimi u evidentua që prej përfundimit të sezonit dimëror, në vendin e quajtur “Muri i Musait”, ku rreshjet intensive, bora e akulli sollën dëmtime në rrugë ndërsa ndërhyrja rehabilituese ka nisur që prej 2 javësh, për të mos krijuar probleme për lëvizshmërinë e mjeteve, duke qenë se fshati turistik i Dardhës, ka një frekuentim të lartë. Përgjegjësi i sektorit të mirëmbajtjes në Korçë Oltion Zhamo bën me dije se ndërhyrjet janë kryer në km e 9 të këtij aksi, ndërsa puna po vijon me vendosjen e barierrave mbrojtëse dhe më pas me plotësimin e sinjalistikës.
“Në muajin prill, u evidentuan shkarje të rrugës në dy segmente, kushtëzuar nga kushtet atmosferike dhe periudha dimërore e vitit të kaluar. Gjatë kësaj perudhe ne i kemi monitoruar këto dy shkarje duke vendosur sinjalistikë të përkohshme rrugore, me qëllim orientimin dhe lëvizjen e mjeteve, sidomos gjatë orëve të natës. Gjatë muajit shtator u punua tek shkarja e parë duke krijuar një mbrojtje në trupin e rrugës, me një mur me kosha gabioni, në një gjatësi rreth 40 metër linear, duke krijuar mundësi për shfrytësimin e rrugës në gjithë gjërësinë e saj. Po ashtu ndërhyrje është bërë edhe tek shkarja e dytë, duke bërë të mundur një qarkullim sa më normal në këtë aks. Monitorimet do të vijnë si dhe do të rivendoset sinjalistika e përkohshme,” shprehet OLTION ZHAMO, Përgjegjës i sektorit të mirëmbajtjes, Korçë.
Aksi rrugor nacional Boboshticë-Dardhë u rikonstruktua falë një investimi të Fondit Shqiptar të Zhvillimit që përfshiu ndërtimin nga e para të 900 mijë metër katrorë të kësaj rruge si dhe riveshjen me asfalt në rreth 35 mijë metër katrorë. Fshati turistik i Dardhës pëlqehet për natyrën e veçantë dhe përveçse një destinacion i mirëfilltë turistik, ai rrezaton edhe një kulturë intelektuale e popullore që e bën të gëzojë një traditë të pasur në vlera.
- SHBA formon ekipin negociues për bisedime me Rusinë, 3 zyrtarë të lartë amerikanë drejt Arabisë, ndër ta Sekretari i Shtetit - 15/02/2025
- Telefonata e Sekretarit të Shtetit dhe homologut të tij rus, në fokus rikthimi i dialogut mes dy fuqive botërore dhe konflikti me Ukrainën - 15/02/2025
- Tronditet Austria! Një person vret me thikë një 14-vjeçar dhe plagos katër të rinj në rrugë! Dëshmitari përplas me makinë autorin - 15/02/2025