10.5 C
Tirana
13 / 02 / 2026

Refuzohet kërkesa / “Aleanca” mbetet jashtë zgjedhjeve, KQZ regjistron koalicionin “Lëvizja Bashkë”

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi ka bërë me dije se Lëvizja Bashkë e Arlind Qorit është regjistruar si subjekt për zgjedhjet e 14 Majit.

“Vendosim regjistrimin e Lëvizjes Bashkë në zgjedhjet vendore të datës 14 maj 2023“, tha Celibashi.

Ndërkohë, KQZ ka refuzuar kërkesën e koalicionit ‘Aleanca’, për tu regjistruar në zgjedhje.

Koalcioni ‘Aleanca’ përbëhej nga katër partitë opozitare, Aleanca Demokratike me kryetar Eduart Abazin, Aleanca për Demokraci dhe Solidaritet me kryetar Gaqo Apostolin, Aleanca Barazi dhe Drejtësi Europiane me kryetar Valentino Mustakën si dhe partia për Europianizimin dhe Integrimin e Shqipërisë.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x