Kryeministri Edi Rama deklaroi se do të avancohet me reformat zgjedhore dhe territoriale, me ose pa opozitën.
“Me ata shumë mirë. Pa ata, po aq mirë. Rëndësi ka të bëhet puna. Asnjë lloj force nuk na imponon dot ne të bëjmë pengun, jo. Reforma zgjedhore ka nisur. Ka nisur qëkur unë isha thjesht piktor. Nën urat e Parisit, me thonj të paprera.
Takimet i bënin te një zyrë këtu mbrapa. Nuk di çfarë të them. Sa herë mbarojnë zgjedhjet duhet një reform se pas zgjedhjeve ka vetëm një humbës. Kështu që o burra të bëjmë reformë tjetër.
Unë ia besoj Damianit se ai është në gjendje të bëjë gjëra që si bëj dot kurrë. Ku është kjo që të gjitha punët ndalojnë para zgjedhjeve dhe prap nuk u mjafton, e duan 9 muaj. Prap nuk do lindë fitorja. Megjithatë Damian ti e di vetë, siç thoshte kryetari ynë “bëni siç keni bërë gjithmonë”.
- Trump presion me taksa pas çështjes së Groenlandës/ Presidenti i SHBA: Do të ketë tarifa të reja për vendet që dalin kundër - 16/01/2026
- “Nuk jemi në pikën më të lartë sa ç’ishim pas zgjedhjeve”, Rama zbulon sondazhet e PS: Opozita është më keq se pas 11 majit - 16/01/2026
- Dash Sula në krye të Inspektoratit të Përgjithshëm? Berisha: PD është parti e madhe, kush të dojë të shkojë të partia e krimit - 16/01/2026