Kryeministri Edi Rama deklaroi se do të avancohet me reformat zgjedhore dhe territoriale, me ose pa opozitën.
“Me ata shumë mirë. Pa ata, po aq mirë. Rëndësi ka të bëhet puna. Asnjë lloj force nuk na imponon dot ne të bëjmë pengun, jo. Reforma zgjedhore ka nisur. Ka nisur qëkur unë isha thjesht piktor. Nën urat e Parisit, me thonj të paprera.
Takimet i bënin te një zyrë këtu mbrapa. Nuk di çfarë të them. Sa herë mbarojnë zgjedhjet duhet një reform se pas zgjedhjeve ka vetëm një humbës. Kështu që o burra të bëjmë reformë tjetër.
Unë ia besoj Damianit se ai është në gjendje të bëjë gjëra që si bëj dot kurrë. Ku është kjo që të gjitha punët ndalojnë para zgjedhjeve dhe prap nuk u mjafton, e duan 9 muaj. Prap nuk do lindë fitorja. Megjithatë Damian ti e di vetë, siç thoshte kryetari ynë “bëni siç keni bërë gjithmonë”.
- Ulje-ngritjet e marrëdhënies mes Trumpit dhe Zelenskyt! BBC: Kronologjia e takimeve “kokë më kokë” mes tyre - 29/07/2026
- “Si ta vrasësh Melania Trump”/ Irani publikon videon tronditëse për eliminimin e Zonjës së Parë të SHBA-së dhe djalit të saj Barron, ndjekje hap pas hapi - 29/07/2026
- PD “leksion” ambasadës amerikane: Mbani qëndrim për protestën, mos rrini si struci… - 28/07/2026