Nga Roland Lami
1. Janë mbi 34% elektorat i qëndrueshëm që shprehen çdo javë përgjatë një viti që janë të gatshëm të votojnë një parti të re por jo PD dhe PS apo parti të vogla ekzistuese.
2. Janë një pjesë votuesish që nuk kanë votuar me 11 Maj për asnjë parti, disa që kanë votuar për PS por janë zhgënjyer, të tjerë që kanë votuar për PD dhe janë zhgënjyer dhe ato që kanë votuar për parti të tjera të vogla dhe nuk duan të votojnë më për ta.
3. Janë votues që në pjesën dërrmuese janë urban dhe më pak rural e kundërta ndodh me dy partitë kryesore,PS dhe PD.
4. Janë votues kryesisht me arsim të lartë dhe të mesem ndryshe nga dy partitë kryesore PS dhe PD ku dominon niveli i mesëm dhe i ulët.
5. Janë votues në masën dërrmuese janë shtresa e mesme dhe e larë dhe më pak e ulët ndryshe nga PS dhe PD që mbizotëron shtresa e ulët dhe e mesme.
6. Janë grupmosha të rinjë dhe mosha e mesme ndryshe nga dy partitë kryesore ku dominon mosha e tretë dhe mosha e mesme dhe më pak të rijnë.
Kjo tipologji elektorale me këto të dhëna gjykon me arsye jo me emocion, ka arsye pse është aty në shesh, janë të integruar në rrjete sociale pasi janë të arsimuar dhe komunikojnë me të ngjashmit e tyre duke rritur shanset të zgjerohen më shumë në numër në ditët në vazhdim, nuk varen nga “kafshata” e buxhetit të shtetit duke u joshur me asistent, ndihmë ekonomike, punë në administratë etj, nuk manipulohen lehtë nga propoganda pasi dinë ta filtrojnë informacionin, nuk intimidohet lehtë nga aparati shtetëror se janë aty ku janë fal zotësive të tyre, nuk orientohen te interesa të ngushta personale por te standarde që prekin grupin social, janë kontigjent që kryesisht emigrojnë jo se u mungon nivelu ekonomiko social pir siguria dhe prespektiva për të ardhmen.
Konkluzioni = sfidimi apo injorimi nga establisjmenti i motivon më shumë pasi i japin më shumë të drejtë vetes pse janë aty. Mos harroni dhe në 92 ishte kjo tipologji që rrezoi regjimin jo e kundërta pasi kjo ka forcë të tërheq shumicën jo e kundërta.





- “A ka turp kjo parti?”, Spaho shpërthen ndaj PD: Në mëngjes kundër protestës, në drekë del pro! Kanë hallin e karriges së pushtetit - 07/06/2026
- Qytetarët protestojnë para Kryeministrisë me 10 kërkesa, shtohen edhe shëndetësia, arsimi, pensionistët - 07/06/2026
- Referuar sondazheve po ju sqaroj mbi të dhënat demografike të poliagjendeve rus, serb, grek, iranian, turk etj që kanë deportuar masivisht në protestë - 07/06/2026