22.5 C
Tirana
01 / 11 / 2025

Rama takim me Scholz/ Kancelari gjerman: Me 16 tetor do të mbahet Samiti i Procesit të Berlinit në Tiranë!

Kryeministri Edi Rama ndodhet për një vizitë zyrtare në Berlin, ku po zhvillon një konferencë për mediat me kancelarin gjerman. Kancelari gjerman bëri me dije se në 16 tetor do të mbahet Samiti i Procesit të Berlinit në Shqipëri.

Report Tv ka zbardhur axhendën e takimit, ku kreu i qeverisë në orën 11:15 do të zhvillojë një takim tete-a-tete Olaf Scholz për rreth 1 orë, ndërsa në orën 12 e 30 do të ketë një konferencë të përbashkët mes kryeministrit Rama dhe kancelarit gjerman.

Në takimin me kancelarin Scholz pritet vendoset data për samitin e Berlinit që do të zhvillohet në vjeshtë në Tiranë. Kryeministri Rama do të takohet ndër të tjera me përfaqësues të lartë të biznesit gjerman, ku do të diskutojë mbi perspektivën e Shqipërisë, në kuadrin e zhvillimit turistik rajonal, si dhe rolin bashkëpunues të Gjermanisë në këtë drejtim, përmes investimeve në këtë sektor, si dhe turistëve të saj.

Kryeministri Edi Rama do të vizitojë gjithashtu Panairin Ndërkombëtar të Turizmit, i cili çdo vit mirëpret rreth 10 000 ekspozues nga më shumë se 180 vende dhe rajone, mes të cilave do të jetë edhe stenda shqiptare.

Në përditësim…

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x