Gjatë një takimi që zhvilloi sot në Durrës me peshkatarët, kryeministri Edi Rama deklaroi se këtë javë qeveria do të vendosë një çmim tavan për naftën për të gjithë ata që merren me këtë sektor.
Kreu i qeverisë paralajmëroi furnitorët e naftës për peshkim se kush nuk do e zbatojë këtë vendim do të duhet të dorëzojë depozitat.
“Këtu nuk mund të ketë vend që të nxjerrin fitime nga djersa juaj duke bërë xhibla me furnizimin. Nuk do ta lejojmë të ketë një dallim mes një furnitori apo një tjetri. Të gjithë furnitorët e naftës për peshkimin do ta kenë çmimin njëlloj të vendosur nga Ministria e Bujqësisë dhe kjo do të behët brenda javës. Kush nuk e bën do të detyrohet që të dorëzojë depozita”, tha Rama.