13.5 C
Tirana
16 / 05 / 2026

Rama publikon pamjet nga kantieri për zgjerimin e rrugës Elbasan-Qafë Thanë: Do të shkurtojë distancat

Kryeministri i vendit Edi Rama ju ka uruar të gjithëve një ditë të mbarë me pamjet nga kantieri për zgjerimin e rrugës Elbasan-Qafë Thanë ku po ndërtohet nënkalimin dhe ura automobilistike.

Në postimin e tij në Facebook, Kryeministri Rama shkruan se ky projekt do të shkurtojë distancat dhe do të kthehet në një rrugë interurbane me katër korsi si pjesë e Korridorit të 8-të.

“Dhe nga kantieri për zgjerimin e rrugës Elbasan-Qafë Thanë, ku aktualisht po ndërtohet nënkalimi dhe ura automobilistike, një projekt që do të shkurtojë distancat dhe do të kthehet në një rrugë interurbane me katër korsi, si pjesë e korridorit të 8-të, tanimë i përfshirë në rrjetin europian, ju uroj një ditë të mbarë”, ka shkruar Kryeministri Rama në Facebook.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x