Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka publikuar disa momente pune në kantierin pranë Urës së Bunës ku po ndërtohet moli i tretë.
Krahas pamjeve, Rama shkruan se këto punime janë në kuadër të projektit të madh për transformimin e hyrjes së Shkodrës, për të cilën thotë se do e kthejë këtë pjesë të qytetit në një nga zonat urbane më të bukura në vend
“Mirëmëngjes dhe me këto momente pune në kantierin pranë Urës së Bunës ku po ndërtohet moli i tretë, pas atij në Zogaj dhe Shirokë, si pjesë e projektit të madh për transformimin e hyrjes së Shkodrës, që do ta kthejë këtë pjesë të qytetit në një nga zonat urbane më të bukura në vend, ju uroj një ditë të bukur”, shkruan Rama në Facebook.
Latest posts by Pena Albania (see all)
- “Shqipëria s’ka pretendime ndaj territorit serb”/ Rama i përgjigjet Vuçiçit për lumin Ibër: Serbia e humbi Kosovën, hartat janë më pak tolerante - 11/08/2026
- Debati për lumin Ibër, BE kritika Serbisë: Deklaratat të tilla për ndryshimin e rrjedhës duhet të shmangen - 11/08/2026
- “Aty ku vepron gjyqtari, ekzekutivi hesht”, Gogu flet për kufirin që një ministër nuk duhet të kapërcejë - 11/08/2026