Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Prishtinë, ku u prit nga homologu i tij, Albin Kurti, pas konfirmimit të qeverisë së tij vetëm disa ditë më parë.
Vizita e Ramës erdhi një ditë para Ditës së Pavarësisë së Kosovës, që kremtohet më 17 shkurt.
Në kuadër të vizitës, Rama u takua gjithashtu edhe me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, ku diskutuan për çështje të rëndësishme për të dyja vendet.
Gjatë qëndrimit të tij në Prishtinë, kryeministri Rama mbajti një fjalim ku komentoi zhvillimet e fundit në Hagë lidhur me ish-krerët e UÇK-së, duke theksuar rëndësinë e procesit dhe ndikimin që ka në rajon.
Latest posts by Pena Albania (see all)
- Fotolajm/ Vizita në Romë, Kryeministri Edi Rama ndan pamje nga takimi me Giorgia Melonin - 16/04/2026
- Takimi me Melonin, Rama: Asnjë qeveri italiane s’ka bërë kaq shumë për Shqipërinë - 16/04/2026
- Italia rikonfirmon partneritetin me Shqipërinë, Meloni pas takimit me Ramën: Forcojmë bashkëpunimin mes dy vendeve - 16/04/2026