Kryeministri Edi Rama bëri të ditur ditën e sotme planin e hapjes së 4 universiteteve të reja në Shqipëri.
Gjatë fjalës së tij në Podcast-in ‘Flasim’, kryeministri njoftoi se bëhet fjalë për 4 universitete, një në Fier, një në Vlorë, një në Korçë dhe i fundit në Tiranë.
“Një është Universiteti i Fierit, i cili do të jetë një universitet ekselence për mjekësi, ai i Vlorës, i cili do të jetë i përgjithshëm dhe më i madh. Një tjetër në Korçë për teknologjinë dhe AI dhe tjetri në Tiranë, po ashtu i përgjithshëm.
Ne do të nënshkruajmë një marrëveshje me një nga rrjetet më të mëdha të botës, i cili është i bazuar në Londër dhe pjesë e marrëveshjes është edhe plani i përbashkët për të hapur Universitetin e Mjekësisë në Fier”, u shpreh Kryeministri Rama.
- 85 vota pro Reformës Territoriale/ Kuvendi e miraton pas një seance maratonë - 09/10/2026
- Tensione në Kuvend gjatë votimit për reformën territoriale, Bardhi hedh ujë dhe sende të forta drejt deputetëve të PS dhe Ramës - 09/10/2026
- “Ja e vërteta për projektin e Zvërnecit”/ Jared Kushner i jep fund spekulimeve: Nëse miratohet, shqiptarët do të jenë krenarë dhe do e shijojnë për breza me radhë - 08/10/2026