Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu, ka ndarë në rrjetet sociale një mesazh pas takimit koordinues me drejtuesit e strukturave të shërbimit shëndetësor parësor dhe atij spitalor.
Spahiu thekson se problematikat me të cilat përballet sistemi shëndetësor nuk mund të zgjidhen brenda një dite, por nënvizon rëndësinë e dëgjimit të vazhdueshëm të shqetësimeve të qytetarëve dhe angazhimit në terren.
Sipas saj, gjatë takimit me drejtuesit e strukturave shëndetësore është kërkuar prani e pandërprerë në terren, dëgjim i shqetësimeve dhe punë e përditshme për adresimin e tyre.
“12 orë diskutim nuk mjaftojnë për të zgjidhur gjithçka që qytetarët presin nga sistemi shëndetësor. Por çdo orë e kaluar duke dëgjuar, kuptuar dhe kërkuar zgjidhje është një orë e investuar në përmirësimin e kujdesit për ta.
Në takimin koordinues me drejtuesit e strukturave të shërbimit shëndetësor parësor dhe atij spitalor kërkova prani të pandërprerë në terren, dëgjim të shqetësimeve, punë të përditshme për zgjidhjen e tyre dhe vëmendjen që çdo qytetar meriton.
Sepse kujdesi shëndetësor nuk është vetëm një shërbim që ofrohet, por edhe mënyra se si e presim, e dëgjojmë dhe e trajtojmë çdo njeri që kërkon ndihmë”, shkruan ministrja.
- “Anëtarësim i asociuar në BE”/ Carney sfidon Trumpin, Kanadaja kërkon afrim historik me Europën - 13/09/2026
- Ministrja Spahiu: Të dëgjojmë dhe të trajtojmë çdo shqetësim të qytetarëve - 13/09/2026
- Aeroplani i kongresmenit të Wisconsinit bën ulje urgjente në një liqen, Tiffany dhe piloti notojnë drejt bregut - 13/09/2026