14.5 C
Tirana
16 / 05 / 2026

Rama në muzeun e paqes në Hiroshima: Asnjë nuk duhet ta imagjinojë të luajë me armët bërthamore!

Kryeministri Edi Rama vizitoi sot parkun dhe muzeun përkujtimor të paqes në Hiroshima, Japoni. Kryeministri e konsideroi një përvojë të mahnitshme vizitën në Japoni dhe mundësinë për të njohur nga afër njerëzit e mrekullueshëm të këtij vendi.

“Por përtej çdo gjëje të bukur të vizitës time këtu së bashku me bashkëshorten dhe djalin tonë 8-vjeçar, kjo është pika kulmore e vizitës në Japoni, sepse është një përvojë e veçantë e njerëzimit dhe për njerëzimin. Dhe unë dëshiroj shumë që kjo përvojë të na shërbejë si një mësim. Asnjë nuk duhet as ta imagjinojë të luajë me armët bërthamore, ashtu siç luan me lodrat e fëmijëve. Dhe nuk duhet as të ketë kërcënime ndaj qytetërimit tonë me bomba bërthamore”, tha Rama.

Kryeministri tha se, ndjehet i nderuar që viziton këtë vend që ka vuajtur, ka ndjerë dhembje dhe që ka një histori unike.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x