Deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri, i është drejtuar opozitës në seancë plenare, nëse do të marrin pjesë apo jo në komisionin për Reformën Territoriale.
“Rama ju kërcënoi, juve i luteni”, – tha Kapri.
“Ju i trajtoni ca të nënës dhe ca të njerkës. Në fillim të dhjetorit kam dorëzuar ndryshime në Kodin Rrugor për monopatinat, nuk ka asnjë përgjigje. Nuk e kuptojmë prioritetin. Sa për kthimet e përgjigjeve, i kam kërkuar Bankës së Shqipërisë para 3 muajsh e gjysmë informacion për mikrokreditë, nuk çojnë përgjigje. Ashtu si edhe në Kuvend, kam kërkuar interpelancë me ministren e Arsimit për dhunën në shkolla dhe nuk ktheni përgjigje.
Sa i përket komisionit të posaçëm. Për kolegët e opozitës, duam të kuptojmë: do bashkëpunojmë apo jo me Ramën? Ai ju kërcënoi që ka numrat, ju i luteni tani Ramës. E pamë reformën e Ramës se çfarë ndodhi. Pushteti vendor është në gjendjen më të rëndë të mundshme dhe nuk mund ta tolerojmë këtë gjë”-u shpreh Kapri.
- Kryeministri Rama të hënën në Bruksel, pritet takim me Antonio Costa-n - 07/02/2026
- Klintonët duan seancë publike/ Dëshmia për dosjen “Epstein”, Hillary: Nëse duan luftë, duhet të na dëgjojnë të gjithë - 07/02/2026
- Çfarë thuhet në njoftimin e plotë të Gjykatës Kushtetuese për vendimmarrjen e çështjes Balluku - 06/02/2026