Kryeministri i vendit, Edi Rama zgjodhi sot Klodiana Spahiun si pasuesen e Evis Salës, në krye të Ministrisë së Shëndetësisë.
Pas këtij hapi ka reaguar vetë Spahiu, e cila ka falënderuar kreun e qeverisë për besimin, ndërsa thotë se do të punojë për të çuar para çdo angazhim në krye të këtij institucioni.
“Së pari, falënderim për Kryeministrin Edi Rama për besimin e dhënë në propozimin si Ministre e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale. Shumë mirënjohëse dhe me dëshirën e madhe për të çuar përpara çdo angazhim.
Falënderim për Profesore Evis Sala, për gjithë punën e bërë dhe kontributin e dhënë në këtë Ministri.
Një falënderim edhe për të gjithë ata që më kanë dërguar mesazhe pa fund urimi, miq e të njohur dhe shumë miq të tjerë virtualë.Në pamundësi për t’ju kthyer të gjithëve përgjigje, ju them vetëm: FALEMINDERIT NGA ZEMRA! “, shkruan ajo.
Ndërkohë, kryeministri Rama ka dërguar emrin e Klodiana Spahiut në presidencë, ku pritet të dekretohet nga presidenti Bajram Begaj.
Më tej, emri i Spahiut do i përcillet parlamentit, ku do votohet në seancë plenare.
Pas miratimit në Kuvend, Klodiana Spahiu bën betimin dhe merr zyrtarisht postin e ministres së Shëndetësisë.
- Associated Press: Presidenti Trump dhe Marco Rubio shqyrtojnë shkarkimin e Kimberly Guilfoyle nga posti i ambasadores në Greqi - 11/10/2026
- “Të dyja palët ranë dakord”/ Pas Ukrainës, edhe Rusia mohon dijeninë për armëpushimin energjetik të njoftuar nga Trump - 11/10/2026
- Renditja/ Tirana “zhyt” Partizanin, të kuqtë në vendin e parafundit. Egnatia në ndjekje të Teutës, si paraqitet situata pas javës së 6-të - 11/10/2026