14.5 C
Tirana
09 / 11 / 2025

Rama e emëroi drejtuese të shërbimit sekret/ Spahiu: Emërimi i kosovares Hyseni në krye të SHISH, akt patriotik

Analisti Kreshnik Spahiu e cilëson emërimin e Vlora Hysenit në krye të SHISH, një akt patrioriktë kryeministrit Edi Rama.

Në një intervistë për Euronews Albania, Spahiu u shpreh se nuk është rastësi që Rama e mori një vendim të tillë.

“Mendoj që në 10 vitet e fundit, është akti më patriotik i kryeministrit shqiptar. Nuk është rastësi që Edi Rama merr një person që ka punuar për agjencinë e shërbimeve të Kosovës dhe e emëron në Shërbimin Informativ të Shqipërisë.

Nuk është rastësi që merr një person që ka pasur mbështetjen e shërbimeve amerikane dhe e emëron atë në Shqipëri. Mendoj që asnjë kryeministër, qoftë në Shqipëri, qoftë në Kosovë nuk e ka bërë një veprim të tillë”, theksoi ai.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x