Kryeministri Edi Rama është shprehur se bonusi i fundvitit për pensionistët do të shpërndahet në fillim të muajit dhjetor.
Kreu i qeverisë tha se ata do të përfitojnë si bonus këtë vit një shumë prej 5 mijë lekësh të reja (50 mijë lek të vjetra).
“Mbështetja për njerëzit, për ata që janë më në nevojë, dhe për të gjithë sepse inflacioni i ka prekur të gjithë, dhe të gjithë kanë nevojë për mbështetje. Kemi rritur paga, disa më shumë e disa më pak. Pensionet janë indeksuar 2 herë, por ky është vit i veçantë nga barra. Përsëri kemi garantuar që pensionistët në fillim të muajit dhjetorit do marrin edhe një bonus mbështetje prej 50 mijë lekësh. Edhe vitin e ardhshëm do mbështesim qoftë me rritje pagash e pensionesh, mbështetje për nëna me 2 e 3 fëmijë, edhe për të vazhduar të gjitha ato punë e investime që na sjellin më shumë të ardhura”, tha Rama.
- Nga Moglica tek linja me Kosovën, tre projektet energjetike që Shqipëria çon tek BE-ja për financim - 17/03/2026
- “Jemi të gatshëm për bashkëpunim me Trump”, Macron ndryshon qëndrimin për Ngushticën e Hormuzit - 17/03/2026
- Raporti Rama-Meloni, politikani italian: Është një raport motër-vëlla, mes Italisë dhe Shqipërisë - 17/03/2026