25.5 C
Tirana
03 / 10 / 2024

Rama, Balluku dhe Ibrahimaj në Holandë, kryeministri: SHELL afër një zbulimi të madh për naftën dhe gazin në Shqipëri

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij gjatë bashkëbisedimit me përfaqësues të biznesit holandez që operojnë aktualisht në Shqipëri, si edhe me investitorë të tjerë të interesuar për të zgjeruar aktivitetin e tyre në Shqipëri, ka deklaruar se SHELL është afër një zbulimi të rëndësishëm në Shqipëri për gazin dhe naftën që sipas tij do luajë një rol të rëndësishëm në të ardhmen energjitike të Evropës.

“Këtu janë disa prej aktorëve më kryesorë të kësaj pranie, në një marrëdhënie shumë të rëndësishme për ne që duam ta thellojmë sa më shumë të jetë  e mundur.  Kemi kënaqësinë dhe privilegjin që kemi në vendin tonë SHELL-in. Në kemi shumë shpresë se së shpejti mund të ndajmë me opinionin publik një zbulim shumë të rëndësishëm që SHELL-i po arrin në vendin tonë. Ata hezitojnë për momentin të flasin për shifra. Shenjat tregojnë se mund të jemi pranë një zbulimi shumë të rëndësishëm të gazit dhe naftës nën tokë, që do të ndikojë të ardhmen e vendit tonë por edhe do të luajë rol në të ardhmen energjetike të Evropës. Ne jemi më shumë se të lumtur që të ndërveprojmë me ju”, tha Rama.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku njoftoi se në fund të vitit 2025 Shqipëri do ketë 3 aeroporte ndërkombëtare. Balluku theksoi se Aeroporti i Vlorës do të jetë i pari në rajon që do ofrojë fluturime përtej detit.

Në fund të 2025 të jenë 3 aeroporte ndërkombëtare. Një prej aeroporteve të Vlorës synon që të ofrojë shërbime të fluturimeve përtej detit që aktualisht nuk bëhet në rajon. Vlora do e ofrojë këtë në një pistë prej 3.2 km dhe do presë fluturime përtej detit. Kemi nisur procedurat për tenderin e korridorit blu. Sigurish duke pasur disa probleme me Malin e Zi se janë pas me programin. Infrastruktura një nga shtyllat më të rëndësishme për zhvillimin e turizmit. Ne po japin rezultate çdo ditë nga kantieret e ndërtimit që po japim prej kohësh”, tha Balluku.

Ndërsa Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj theksoi se Shqipëria prej vitesh ka dëshmuar se ka stabilitet.

Shqipëria prej vitesh ka dëshmuar që ka stabilitet. Sa i takon stabilitetit ekonomik dhe pse kemi pasur tre kriza kemi pasur rritje të PBB. Stabiliteti në përgjithësi kemi punuar për të krijuar procedura të lehta, transparente. Kemi 95 % të shërbimeve online.

Shërbimi për bizneset, jemi përqendruar te procedurat e lehta. Investuesit në një vend shohin dhe kuadrin ligjor. Kemi një ligj për investimet strategjike që është i mbështetur në numrin e vendeve të punës dhe llojin e investimeve. Kemi stimuj tatimor dhe lehtësira në bujqësi, prodhim dhe teknologji inovacioni dhe novacion. Për vende si i yni investuesit përqendrohen që të marrin lehtësira përsa i përket taksave. Investimi në Shqipëri dhe pasja e marrëdhënieve tregtare me Shqipërinë do nënkuptojë se ju do mbërrini në 16 milionë qytetarë dhe jo 2.8 milionë që janë në Shqipëri. Ne po zgjerojmë potencialin e tregtisë për rajonin tonë”, u shpreh ministrja.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x