19.5 C
Tirana
06 / 11 / 2024

Rajmonda Bulku në takim me Berishën: Kur të vini në pushtet duhet të bëni më shumë për artin

Në takimin e zhvilluar këtë të martë nga kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha me disa zonja të shquara në vendin tonë, ka qenë e pranishme edhe aktorja Rajmonda Bulku.

Kjo e fundit, gjatë fjalës së saj u shpreh se duhet kthyer vëmendja nga arti dhe se sipas saj, është e tmerrshme për aktorët që të mos kenë se ku ta japin një shfaqje.

Për të ndihmuar një grua, ka një maratonë të tërthortë rrugësh për të çuar tek personaliteti i saj që fillon që nga lindjet, spitalet, çerdhet, shkollat… çfarëdolloj gjëje që është në familje i përket direkt gruas, pa dyshim edhe burrave. Është hap cilësor që gruaja sot kërkon, kërkon për emancipimin e aj, kushtet. Vij nga një profesion që burrat dhe gratë nuk kanë ndonjë diferencë të madhe, por do vëmendje të madhe, sepse është kulturë, veç punës sonë në mënyrë individuale, bëjmë një punë me të tjerët, është spektatori që vjen. Në fushën e artit do t’u kërkojmë edhe më tepër kur të vini sepse duhet ndihmuar, sepse është kultura jonë. Për një aktor të mos ketë ku të japë një shfaqje, është ta vrasësh, është e frikshme”, tha Bulku.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x