23.5 C
Tirana
13 / 07 / 2024

Ra nga shkëmbi i famshëm i “Mission Impossible”, ndërron jetë 40-vjeçari (FOTO)

Një 40-vjeçar ka ndërruar jetë pasi ka rënë nga një shkëmb rreth 604 metra i lartë në Norvegji që u shfaq në një sekuencë të filmit “Mission Impossible”.

Autoritetet norvegjeze konfirmuan se një burrë rreth 40 vjeç kishte gjetur vdekjen. Në deklaratën zyrtare thuhet se ai po udhëtonte vetëm. Atij iu gjet telefoni dhe karta e identitetit.

Ndërkohë, policia po e heton rastin si një aksident. CCN raporton se nuk ka asnjë supozim që vdekja e 40-vjeçarit t’i ketë ardhur si pasojë e ndonjë krimi.

Në pyetje u morën 2 dëshmitarë, njëri prej të cilëve ishte dëshmitar kur ndodhi incidenti. Ai shpjegoi se 40-vjeçari rrëshqiti dhe ra nga shkëmbi aksidentalisht.

Preikestolen, i njohur në anglisht si “Pulpit Rock” është një shkëmb në Norvegjinë jugperëndimore dhe është një nga destinacionet më të famshme të Norvegjisë. Sipas faqes së turizmit të vendit, këtë vend e vizitojnë rreth 300,000 turistë në vit.

Ai u përdor si një vend xhirimi për “Mission: Impossible – Fallout” për një sekuencë aksioni në fund të filmit 2018, ku dy personazhet qendrore të filmit bien nga shkëmbi.

Për premierën e filmit, 2000 njerëz ecën drejt shkëmbit për ta parë atë të projektuar nga lazerët gjatë natës. Cruise e vlerësoi premierën, duke e quajtur atë shfaqjen më të pamundur të filmit.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x