Qytetarë gjermanë janë duke paditur qeverinë e tyre se nuk ka ulur nivelin e ndotjes së ajrit në kufijtë e rekomanduar nga shkencëtarët kryesorë të botës.
Padia e mbështetur nga organizata mjedisore ka mbërritur në Gjykatën Administrative Federale nën argumentimin se ligji gjerman shkel të drejtën e tyre themelore, qëkurse lejon nivelet e ndotjes së ajrit që të jenë katër herë më të larta sesa ato të konsideruara si të pranueshme nga OBSH.
“Ndotja e ajrit mund të mos shpallet shpesh se është shkaku zyrtar i vdekjes, por ajo merr jetë dhe shkakton sëmundje aftagjata, përfshirë kancer, probleme të zemrës, goditje kardiake”, citohet një prej paditësve, i sëmurë me astma.
“Tani po padis për të drejtën time të marr frymë dhe ajër të pastër”
Paditësit vijnë nga qytetet me më shumë ndotje, Berlini, Duseldorf, Mynihu dhe Frankfurti.
- Përplasja Trump-media/ Pesë rrjete televizive refuzojnë mbulimin, CNN dhe dy media të tjera padisin Shtëpinë e Bardhë - 21/09/2026
- “Trondit” ish-ambasadori Bosch: Thaçin e detyruam, Evropa kënaqi Serbinë. Tani është vonë… - 21/09/2026
- Balla: Nesër bashkë me delegacionin e BE vizitojmë Zvërnecin, eurodeputetët do të informohen mbi detajet e investimit atje - 21/09/2026