24.5 C
Tirana
22 / 05 / 2026

“Qeveria në Japoni”

Nga Auron Tare

Më kapi syri sot një fotografi të delegacionit shqiptar në Japoni. Ulur përqark një tryeze të gjatë, dukeshin disa ministra, keshilltare e specialiste, serioze prej rëndësisë së çështjeve shtetërore, të cilët kishin marrë udhën deri në Japoninë e largët.

Me siguri ndonje hall I madh duhej te kishte shtyre gjysmen e qeverise mendova. Ne foton e delegacionit tone me zuri syri edhe profilin e Ministrit te Pushtetit Lokal. Duke vrare mendjen papritur u kujtova se ne fakt Japonia eshte nje prej vendeve me nje program te rendesishem qeveritar per rilindjen e zonave rurale. Japonia pas luftes se dyte eshte perballur me nje tkurje te mave te zonave rurale duke pasur gati rreth 9 milion shtepi te braktisura neper malet e vendit. Me siguri mendova qe halli jone I shpopullimit rural dhe pervoja japoneze do ti kishte shtyre ministrat tane deri aq larg për të parë se si një shtet serioz përpiqet të rikthejë jetën në fshat, të ruajë peizazhin rural dhe të mbrojë kulturën e vet.. Kurioz prita ne lajme te degjoja ndonje bisede per kete ceshtje. Ndonje fjale. Ndonje kerkese apo fundja fundit ndonje kuriozitet.

Hic!

Me kureshtje prita lajmet e mbrëmjes. Prita mos dëgjoja ndonje një ide. Ndonje projekt. Një pyetje të mençur. Qoftë edhe një habi të sinqertë për mënyrën se si japonezët mundohen të shpëtojnë fshatrat e tyre.

Por asgjë.

Vite më parë ne Butrint pata fatin të bashkëpunoja ngushtë me një organizatë japoneze. Me ndihmën e tyre u ndërtua një shkollë për komunitetin e Vrinës dhe Shën Dëllisë ne Butrint, u restaurua spitali i Libohovës si
dhe shkolla teknike e Gjirokastrës.

Nga ajo përvojë më mbeti një bindje se japonezët janë njerëz që nuk e trajtojnë shtetin si dekor, por si përgjegjësi.

Pikërisht për këtë arsye kam ndjekur me interes mënyrën se si qeveritë japoneze janë përpjekur të rilindin peizazhet e tyre rurale.

Duke parë lëvizjen masive drejt qyteteve, mplakjen e popullsisë dhe rënien dramatike të lindjeve, Japonia e kuptoi se braktisja e fshatit nuk është vetëm humbje ekonomike. Është humbje kulture, kujtese dhe identiteti kombëtar.

Prandaj, prej dekadash, qeveritë japoneze majtas apo djathtas kanë ndjekur një strategji të përbashkët kombëtare ne mbrojtje te Kombit te tyre.

Në vitin 2009, Japonia nisi programi e Rilindjes Rurale “Chiiki Okoshi Kyōryokutai”, i cili inkurajonte familjet të riktheheshin në fshat duke financuar:
restaurimin e shtëpive;
lehtësitë fiskale;
mbulimin deri në 50% të kostove të restaurimit;
pagesa për disa vite për familjet që riktheheshin dhe angazhoheshin në bujqësi, agroturizëm apo ekonomi lokale.

Shumë bashki japoneze sot ofrojnë,
grante për rikthimin në fshat;
tokë bujqësore falas;
mbështetje për rritjen e fëmijëve;
financime për shtëpitë e braktisura;
mbështetje për startup-e rurale.

Madje Japonia krijoi edhe atë që quhet “Banka e Shtëpive të Braktisura”, një databazë kombëtare ku regjistrohen të gjitha shtëpitë e lëna bosh në zonat rurale.
Nëpërmjet këtij programi njerëzit mund të zgjedhin zonën ku duan të jetojnë dhe të shohin grantet dhe mundësitë e financimit.
Dhe rezultatet nisën të duken. Shume ferma u restauruan.

Shume fshatrat rifituan jetë. U hapën bujtina e kafene
Shkolla të braktisura u kthyen në qendra arti apo ambiente pune te perbashketa
tokat djerrë u përdorën për bujqësi organike dhe agroturizëm.

Por japonezët kuptuan edhe diçka tjetër, fshati nuk shpëtohet vetëm me subvencione. Ai ka nevojë edhe për krenari kulturore.

Kështu lindën programet artistike si “Echigo-Tsumari Art Triennial”, i cili transformoi zona të harruara rurale në destinacione arti me famë botërore.
Artistë, ekspozita dhe instalacione moderne u vendosën nëpër fshatra të braktisura, shkolla bosh dhe peizazhe natyrore.

Po kështu “Setouchi Triennale” ringjalli ishuj të tërë të braktisur përmes artit dhe kulturës.

Ndërsa programi “Satoyama” u përqendrua në ruajtjen e peizazheve tradicionale rurale pyje, fusha orizi, perrej e ujvara si dhe fshatra historikë.

Parlamenti japonez ka votuar ligje për mbrojtjen e këtyre peizazheve, duke i konsideruar ato pjesë të identitetit kombëtar. Koleget japoneze qe rrinin perkundrual ne tavolinen e gjate nuk kane ngritur doren per te prishur zona te mbrojtura dhe ti mbushin ato me beton. Ne kontrast me shqiptaret qe ishin ulur perballe ato kane krenari per kulturen e tyre, pejsazhet historike dhe traditen japoneze. Ne se Delegacioni shqiptar do kishte pyetur do kishte mesuar se program “Satoyama” financon ruajtjen e natyrës, restaurimet tradicionale dhe fermat organike, duke përfshirë komunitetin lokal në çdo projekt.

Filozofia e japonezeve është e thjeshtë, fshati tradicional, pejsazhet natyrore dhe kultura kombetare nuk është një barrë e vjetër që duhet harruar, por një pasuri kombëtare që duhet mbrojtur por edhe perdorur per rilindje ekonomike.

Prandaj programi shteteror “Shunran-no-Sato” u bë shembull ndërkombëtar për mënyrën se si ruhet arkitektura tradicionale dhe jeta rurale përmes turizmit tematik.
Këto politika dhe shume te tjera sigurisht e kanë kthyer Japoninë në një model që studiohet sot nga shumë vende të botës.

Ndaj, kur pashë delegacionin tonë të ulur në tavolinen e gjate , mendova se ndoshta më në fund udha e gjate deri ne Japoni do te sillte pas filozofi, modele dhe politika serioze per te shpetuar fshatin shqiptar dhe trashegimine kombetare. Por pasi pashe dhe degjova se per riindjen e fshatit nuk kishte pasur ndonje interes e kuptova se ne fakt halli ynë më i madh nuk është se ministrat marrin udhen deri ne Japoni por se kthehen po aq bosh sa kanë ikur. Andaj Japonia nuk na duhet si sfond për fotografi egzotike por si një shkollë idesh. Sepse vendit ka nevoje per projekte konkrete, modele serioze dhe guximi për te shpetuar Shqiperine rurale nga braktisja e madhe.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x