13.5 C
Tirana
16 / 02 / 2026

Qentë/ Disa kuriozitete për kafshën besnike

Këlyshët e qenve lindin me 28 dhëmbë, ndërsa qentë e rritur kanë 42 dhëmbë.

Shpesh here, qenve ju pëlqen të ndjekin bishtin e tyre, dhe kjo ndodh për disa arsye. Disa e bëjnë këtë nga kurioziteti, të tjerë për stërvitje, shpesh herë nga ankthi që ndjejnë në situata të ndryshme. Arsye e fortë është dhe instinkti i tyre gabitqar, por kryesisht kjo ndodh nga prezenca e parazitëve. Nëse qeni juaj është perpjekur disa herë për të kapur bishtin e tij, është mirë që të kontaktoni me veterinerin tuaj.

Qentë mund të ëndërrojnë. Sipas shumë studimeve, qentë bëjnë një gjumë të qetë si njerëzit dhe gjatë gjumit ato bëjnë lëvizje të ndryshme, pulisin sytë, lëshojnë hungërima dhe tinguj të lehtë. Këto janë shenja të qarta që qeni juaj është duke ëndërruar.

Sytë e qenve arrijnë të shikojnë dhe në errësirë, kjo pasi sytë përmbajnë një cipë të veçantë të quajtur “lucidum tapetum“, e cila u lejon atyre të shohin në errësirë.

Zemra e një qeni të racave të mëdha rreh nga 60 – 100 herë në minutë, ndërsa ajo e qenve të racave të vegjël rreh nga 100 – 140 herë në minutë. Ndërsa zemra e njerëzve rreh rreth 60 – 100 herë në minutë.

Sipas një sondazhi të besueshëm, 72 % e pronarëve të qenve besojnë se qentë e tyre janë të aftë të parashikojnë një mot të keq dhe ardhjen e një stuhie.

Eshtë shumë interesante, në krahasim me njerëzit të cilët djersisin kudo në trupin e tyre, qentë arrijnë të djersisin vetëm në shputat e putrave të tyre.

Sipas një sondazhi, 45 % e qenve të cilët janë adoptuar nga familje, flejnë në shtratin e pronarit të tyre.

Shqisa e të nuhaturit tek qentë është 10.000 – 100.000 herë më e fortë se e njerëzve.

Gjithmonë është menduar se qentë shohin vetëm bardhë e zi. Por ato arrijnë të dallojnë ngjyrat blu, të gjelbër, të verdhë dhe nuanca të ndryshme të ngjyrës gri.

Qentë arrijnë të shprehin shumë ndjesi të ndryshme nëpërmjet lëvizjeve të veshëve të tyre. Prandaj egzistojnë një numër i madh muskujsh të cilët kontrollojnë lëvizjet e veshëve të qenve.

Qentë normalisht kanë një ritëm frymëmarrje nga 30 -40 herë në minutë. Por gjatë momenteve të gulcimit, ky ritëm shkon nga 300 – 400 herë në minutë.

Gjatë fundosjes së anijes gjigande Titanik, ishin tre qen të cilët arritën ti shpëtonin fundosjes. Të tre qentë udhëtonin me pronarët e tyre në klasin e parë.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x