9.5 C
Tirana
18 / 03 / 2026

Qendër ditore për të moshuarit/ Hapet qendra e parë sociale për grupmoshën e tretë në Ersekë

Pensionistët në qytetin e Ersekës tashmë do të kenë një strehë të re ku të kenë mundësi për t’u socializuar dhe për të kaluar ditën. 

Qendra e re sociale e ndërtuar nga Bashkia e Kolonjës në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Kujdesit Social, do të jetë funksionale e do tu shërbejë me tepër se 40 të moshuarve, të cilët do të kenë mundësi të marrin kafe, çaj, drekë dhe shërbim social falas, nga një personel i specializuar.

Pensionistët kanë vlerësuar maksimalisht këtë iniciativë të bashkisë, e cila do të lehtësojë përditshmërinë e tyre.

Bashkia e Kolonjës, Maliqit dhe ajo e Korçës kanë ndërtuar qendra ditore për grupmoshën e tretë, ndërkohë që kjo iniciativë pritet të pasohet edhe nga bashkitë e tjera të qarkut.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x