Presidenti rus, Vladimir Putin ka deklaruar se vendimi për aneksimin e 4 rajoneve të Ukrainës është marrë nga banorët e zonave, të cilët morën pjesë në referendum.
“Rezultatet dihen, dihen mirë. Jam i sigurt se Asambleja Federale do të mbështesë katër subjektet e reja të Federatës Ruse sepse ky është vullneti i miliona njerëzve”, u shpreh sot Putin, teksa u duartrokit nga anëtarë të qeverisë së tij.
Sipas zyrtarëve rusë, katër rajonet, të cilat përfaqësojnë rreth 15% të Ukrainës, votuan me shumicë për t’u bashkuar me Rusinë.
Të katër rajonet formojnë një rrip të rëndësishëm tokësor midis Rusisë dhe Gadishullit të Krimesë, të cilin Moska e aneksoi ilegalisht nga Ukraina në vitin 2014.
Ukraina thotë se do të vazhdojë të luftojë për të çliruar rajonet e Donetsk, Luhansk, Kherson dhe Zaporizhzhia.
- Lëndohet gjatë protestës drejtori i Policisë së Tiranës, paraqitet në Spitalin e Traumës me krahun e fashuar - 17/10/2026
- “Mitraloz” fishekzjarresh kundër policisë, çfarë është pajisja e rrezikshme që u përdor në protestën e Tiranës dhe si rrezikoi jetën e efektivëve! (VIDEO) - 17/10/2026
- Bajrami apel studentëve: Distancohuni nga maskat! Faktorët e jashtëm mund të nxisin kaos, protestat duhet të jenë paqësore - 17/10/2026