Presidenti rus, Vladimir Putin, deklaroi se Rusia do të luftojë për të mbrojtur interesat e saj duke përdorur të gjitha mjetet në dispozicion.
Duke folur në një seancë televizive të Këshillit të tij për të Drejtat e Njeriut, presidenti rus u ankua gjithashtu se Perëndimi e trajtonte Rusinë si një qytetar të klasit të dytë pa të drejtë ekzistence.
Në komente të rralla mbi statusin e luftës, Putin pranoi se ka të ngjarë të jetë një “proces i gjatë”, duke sugjeruar se Rusia nuk ka plane të braktisë konfliktin së shpejti.
Ai gjithashtu u përpoq të shuante thashethemet për një mobilizim të dytë vitin e ardhshëm, duke thënë se nuk kishte nevojë për të kryer një thirrje shtesë, raportojnë mediat e huaja.
Presidenti rus tha se nga 300,000 rezervistët e mbledhur, rreth 150,000 u vendosën në zonën e asaj që Moska e quan “operacioni i saj special ushtarak” në Ukrainë.
Rreth 77,000 ishin në njësi luftarake dhe pjesa tjetër kryenin funksione mbrojtëse, tha ai.
Thashethemet janë rritur në mesin e politikanëve të opozitës ruse dhe kanaleve të njohura Telegram pro-luftës për një valë të dytë mobilizimi në fillim të vitit të ardhshëm.
- Nga Musolini e Lef Nosi, te Enver Hoxha, Maks Velo e Sudja, Ben Blushi zbulon 100 personazhet e romanit “Historitë e çmendura të Tiranës” - 04/11/2026
- Figurat bullgare të rilindjes kombëtare – arkitektët e lindjes evropiane - 02/11/2026
- Ndezje flakadanësh e thirrje për dhunë, ‘Etika’ përjashton me 10 ditë Berishën! Me 60 ditë 5 të tjerë - 30/10/2026