Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, zhvilloi një takim me Ministrin e Jashtëm të Kazakistanit, Tileuberdi Mukhtar.
Xhaçka dhe Ministri Mukhtar nënshkruan në Nju Jork marrëveshjen për heqjen e vizave mes Shqipërisë dhe Kazakistanit.
Ministrja u shpreh se kjo marrëveshje do të kontribuojë në intensifikimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh dhe në lirinë e lëvizjes.
Në kryeqytetin kazak Astana, ka një prani të konsiderueshme shqiptarësh, prej rreth 300-400 personash. Në Kazakistan punojnë nga 3-4 mijë shqiptarë në vit.
Latest posts by Pena Albania (see all)
- Kryeministri Rama udhëton sot në Athinë, pritet takimi ‘kokë më kokë’ me Mitsotakis, ja çfarë do diskutohet mes dy liderëve - 21/04/2026
- ‘Ne nuk negociojmë nën hijen e kërcënimeve’, kryetari i parlamentit iranian: Trump po rrethon Iranin dhe po shkel kushtet e armëpushimit - 21/04/2026
- As i shkojnë, as e shikojnë, as e votojnë… - 21/04/2026