Nga Myftar Barbullushi
“Pra, po, kancer është…..cudi..”- zëri i mjekut erdhi duke u zvarguar derisa u shua si në ato filmat apo shfaqjet televizive ku një djali të ri i thuhet se ka kancer… një moment klasik i Walter White, përveç se ai isha unë dhe askush nuk po filmonte asgjë, ndersa une me imagjinaten time po fotografoja funeralin tim. Diagnoza ishte shokuese. Buronte nga asgjëja. Gjate një nate krëjtesisht të bardhë, ku e tërë jeta ime, para dhe pas diagnozes, do te me cfaqej para sysh si nje film triller, mësova se Robert De Niro, me te cilin kemi luajtur së bashku ne filmat, “Njihuni me Prindërit”, “Njihuni me Pockers”, dhe “Little Fockers”, kishte kaluar kancer të prostatës. E telefonova menjëherë, edhe pse kishte kaluar mesi i nates, dhe ai pervec se u perpoq te me qetesonte, më referoi emrin e mjekut te tij urolog, Edward Schaeffer – do të zbulonte në “The Howard Stern Show” – Ben Stiller, aktori komik, legjenda e ekranit të argjendtë, që ju ka bërë të qeshni në filmat e tij te mrekullueshem.
Nje test i PSA-se i kerkuar nga mjeku i familjes, një test që ai nuk duhej ta kërkonte, pasi une isha vetem 46 vjec dhe nuk kisha asnje shqetesim apo histori familjare për kancer te prostates, pasi te gjitha rekomandimet e shoqatave te rendesishme profesionale insistojne qe burrat te testohen vetem pas moshes 50 vjecare, do te permbyste ne nje cast te vetem te gjithe boten time. Tre muaj, te barabarte me tre shekuj, në një udhëtim të çmendur nga ferri ne parajse; nga mjeku i familjes te një urolog për një ekzaminim fizik, më pas për një Rezonance Magnetike dhe së fundi nje biopsi e prostates që konfirmoi një kancer agresiv. Nderhyrja kirurgjikale e ndihmuar dhe nga roboti automatik, me mundesoi te jem i shendetshem dhe ketu me ju duke ju perulur Testit te PSA i cili më shpëtoi jetën, në kuptimin e vërtetë të fjalës.
Cfare eshte testi i PSA-se dhe pse ka nxitur kaq shume polemika?
Testi i antigjenit specifik të prostatës (PSA) – një test i thjeshtë gjaku – është një nga testet më të lavdëruara por edhe më të diskutueshëm për zbulimin e hershem te kancerit te prostatës. Mishëron një enzimë të sekretuar nga prostata per ta bërë spermën të notojë më lirshëm. Nivelet e rritura në gjak janë një tregues i rëndësishëm i pranisë se kancerit të prostatës i cili prek rreth 14 % te meshkujve në US, duke vrare cdo orë nga një burrë e duke u identifikuar keshtu me spektrin e kancerit dhe te vdekjes. Ky test supozohet të shpëtojë jetë duke identifikuar kancerin e prostates ne fazat e tij te herëshme pasi simptomat e kancerit të prostatës shfaqen vetëm kur sëmundja është në një fazë të avancuar. Por, fakti qe ky test nuk arrin te dallojë kanceret agresivë nga ata jo agresivë qe nuk influencojne aspak në jetën e njeriut – te dalloje midis qenit që qëndron i shtrire ne kembet tona dhe ujkut që na copëton – ka nxitur diskutime mbi aplikimin e ketij testi si depistues kombetar te kancerit te prostates duke e futur testin në një kalvar ngjyrash nga më të ndryshmet, nga e zeza në të bardhë.
PSA vdiq
Ka disa momente të rëndësishme në jetë, në dukje banale, por që askush nuk i pret me padurim – të shkulësh dhëmballët e bezdiseshëm të pjekurisë, mamografia e parë tek femrat dhe natyrisht në krye të listës për meshkujt ka të ngjarë që të jetë depistimi për kancerin e prostatës, nëpërmjet testit të PSA. Zbulimi i hershëm i kancerit te prostates nëpërmjet depistimit rutinë te PSA gjate tre dekadave ka cuar në nje reduktim spektakolar te vdekshmërisë nga kanceri i prostatës. Por, testimet rutinë të PSA rritën rrezikun e mbidiagnozës dhe per me teper te mbitrajtimit të kancerit të prostatës me rrezik të ulët që nuk do të kishte asnjë influencë gjatë jetës së një burri, dhe natyrisht nuk do te mjekohej nëse nuk do te identifikohej nga testimi. Kjo bëri që Task Forca e Shërbimeve Parandaluese të SHBA-së të shprehej në vitin 2008 kundër ekzaminimit rutinë të PSA duke shkaktuar një furtunë reagimesh negative nga urologët, sidomos ata europiane, të ngjashme me reagimin per ndalimin e mamografisë ne depistimin e kancerit te gjirit, ne gratë në të 40-at. Pas ketij vendimi drastik testi i PSA do te anatemohej me etikime te paprecedente te tilla si; “test i diskredituar”, “pa vlere” dhe deri autor i një “krimi te pandërgjegjshëm kundër njerëzimit”. PSA vdiq. Ne mortjen e tij fjalimin e lamtumires e mbajti vete zbuluesi i tij.
Loja ka ndryshuar
Fatkeqesisht, që kur testet rutinë të depistimit te PSA u ngrinë, kanceri i prostates do të lulëzonte si asnjëherë tjetër. Situata aktuale ku pacientet diagnostikohen vetem kur ju fillojne shqetesimet i ngjan perendimit te eger ku vetem Clint Eastwood mungon. Studimet e fundit dokumentojne një rritje të vazhdueshme deri ne 50% të kancerit metastatik [të avancuar] të prostatës te shoqeruara me rritje galopante te numrit te vdekjeve. Per me teper diagnostikimi i pacienteve në fazën metastatike, përvecse pak efektiv, eshte i shtrenjtë dhe shoqerohet me efekte anësore që prekin cilësinë e jetesës, duke na detyruar t’i kapërdijme te gjitha etiketimet e pakëndëshme ndaj testit te PSA. Sa keq qe me kryqezimin e testit te PSA bashke me ujin e banjës paskemi flakur edhe foshnjën.
Rrofte PSA !
Kohët dhe paradigmat detyrohen të ndryshojnë kur faktet imponojnë përgjigje rrënjësore. Eksperimentet e dhimbëshme me kufizimet e testit të PSA na mësuan se në mungesë të një testi më të mirë se PSA, për zbulimin e hershëm të kancerit të prostatës, na duhet të rikthehemi te testi i PSA por, duke e interpretuar ndryshe testin dhe jo duke e hequr atë sic kemi bërë kohët e fundit. Ky test nuk është perfekt, por është më mirë se çdo gjë tjetër, sepse është një test gjaku i thjeshtë dhe shumë objektiv. Në të ardhmen do të ketë biomarkera të tjerë që do t’i shtohen testit të PSA, por, të paktën deri në një të ardhme të parashikueshme, PSA do të jetë shtylla kryesore, kontrolli i linjës së parë për zbulimin e hershëm të kancerit të prostatës.
Ne ceremonine e rikurorezimit të PSA rolin e priftit e ka marrë Shoqata Europiane e Urologjisë e cila insiston se interpretimi i zgjuar i vlerave dinamike të PSA, shtimi në ekuacionin diagnostik të një sistemi pyetsor të shtresëzimit të rrezikut, rezonanca magnetike dhe prekja e prostatës me gisht, jo vetem do të diagnostikojnë herët të sëmuret me kancer, por, do të diferencojnë kanceret e parëndësishëm, që nuk kanë nevojë për mjekim, nga ata agresivë që sa me shpejt të diagnostikohen e të mjekohen aq më të mirë e kanë prognozën e tyre. Për më tepër, kjo qasje e kombinuar ul numrin e meshkujve që do t’i nënshtrohen biopsisë, mbidiagnozat dhe mbitrajtimet, e për pasojë efekte anësore të tilla si mosmbajtja e urinës dhe impotenca seksuale. Në materializim të kësaj qasjeje të re, Shoqata është hedhur e tëra në luftë frontale për të bindur politikanët evropianë se programet kombëtare të zbulimit të hershëm të kancerit të prostates, të bazuara në testin e PSA, duhet të rikthehen urgjent në të gjithë Evropën. Në 2 mars 2022, këshilltarët shkencorë të Komisionit Evropian u shprehën në favor të ketij depistimi. Pas ketij publikimi Komisioni Evropian njofton se do të shqyrtojë sa me pare mundësinë e zgjerimit të depistimit në nivel kombëtar për kancerin e prostatës, të mushkërive dhe të stomakut. Dera është gjysmë e hapur, por ne mjekët duhet të punojmë shumë këtë vit për të siguruar që ajo të mos mbyllet më. Sic duket Ajnshtajni gaboi. Vetem zoti hedh zare.
Ne vend të mbylljes…
Cfare përfaqëson prostata ? A duhet të bëj një test PSA….? A mund të kem kancer….? – Pervijohen natyrshëm drejt meje këto pyetje të cilat edhe kur nuk artikulohen drejtpërdrejt, i ndjej pezull në ajër, amalguar nga një mjegull shqetësimi dhe ankthi, perceptuar jo si antigjeni specifik i prostatës por si antigjeni specifik i ankthit, ankth që pervec vlerës dhe cilësisë së jetës kushtëzohet edhe nga mënyra se si ne e kuptojmë maskulinitetin, plakjen dhe seksualitetin, duke mos dashur ta pranojmë se në ekuilibrin e saj perfekt, ajo që natyra i rezervon femrës ne agim të jetës së saj seksuale, menstruacionet e bezdisëshme, është në harmoni (hakmarrje ?) me atë që në nadir të jetës seksuale i ka rezervuar burrit; sëmundje me gjithfare emrash latinë dhe grekë – nocturia, strangury – dhe, më e keqja nga të gjitha, ajo me origjinë anglo-saksone, kanceri. Ose thjesht si reagim dashakeq i organit të vogël në formë arre, prostates, ndaj rënies së fluksit hormonal që e detyron mashkullin të largohet nga partnerja e tij femër.
Një kolegu im, gjate kafes së mengjesit në spital, e pranoi me dinakëri se nuk e bënte testin e PSA për veten e tij sepse donte të shmangte, “Rënien në atë shpat të rrëshqitshëm ankthi” siç e quajti ai, duke artikuluar se testimi mund të çojë në një sërë testesh të mëtejshme aspak te kendshem. Sigurisht, por testi mund të çojë gjithashtu në zbulimin e kancerit agresiv, potencialisht vdekjeprurës, dhe mundësia e vetme për të mbijetuar është ta zbulosh atë sa më herët.
Bëje testin koleg që nesër në mëngjes!