(Nga Xhamia… në Ferr.)
Nga Kimete Berisha
…
1.
Mulla O. feat. Adelina T. – Part I
Albumi:
“Dashnia Nuk Është Bidat”
Tracklist:
1. Dashuria nuk ka Fe
2. Poezi me Abdes
3. Feministja sfidon Burrërinë
4. Tension Metafizik
5. Ajeti i Gabuar për Dashuri
6. Hoxha në Ankth Ekzistencial
7. Ti Lexon Frojdin, Unë Hadithin
8. Më Fal, po Kjo Është Simbolikë
9. Pe-Nisi Nuk Është Metaforë
10. Veç Mos e Bëj Live
Bonus track:
“Natë Poetike në Veternik.”
Hidden track:
“Hallall apo Surreal?”
…
2.
Mulla O. feat. Adelina T. – Part II
Albumi:
“Ekzorcizëm për Dy Persona”
Tracklist:
1. Mos Ma Cito Derridën në Xhami
2. Poezi të Ndaluara pas Jacisë
3. Feministja me Tespihe
4. Më Shiko me Nijet të Pastër
5. Hallall, por Haram
6. Li-Bi-Do dhe Liturgji
7. A po më Gjykon apo po më Pëlqen?
8. Hoxha që Hyri në BookTok
9. Recital për Organizmin (Unplugged)
10. Mos e Përziej Shpirtin me Trupin
Bonus track:
“Te fala nga Patriarkati.”
Deluxe edition:
“Më ke Fut në Fitne.”
Hidden track:
“Ky Projekt Nuk Financohet nga Ministria e Kulturës.”
…
3.
Mulla O. feat. Adelina T. – Part III
Albumi:
“Fitne në Kohë Moderne”
Tracklist:
1. Mos Më Shiko me Ironi Fetare
2. Dëshira Nuk Ka Medhheb
3. Dava dhe Takë të Larta
4. Feministja në Saf të Parë
5. Eros me Referenca Orientale
6. Më Ke Fut në Krizë Teologjike
7. Pe-Nisi si Kundërnarrativë
8. Hoxha që Filloi të Dyshojë në Veten
9. Kjo Nuk Ishte në Literaturë Klasike
10. Më Fal, po Kjo Poezi është Haram
Bonus track:
“Mos Ma Bëj Fantazinë Haram.”
Deluxe edition:
“Debat Publik pas Jacisë.”
Hidden track:
“U përpoq ta shpëtonte shpirtin.
Përfundoi duke analizuar metafora erotike.”
…
4.
Mulla O. feat. Albin Kurti – Part IV
Albumi:
“Ferr qenka Dashnia”
Bonus track:
“Të vraftë Perendia.”
Tracklist:
1. Ankesa për Fjalorin
2. Kjo Nuk Është në Frymën Kombëtare
3. Amin (Por me Distancë)
4. Më Lër ta Lexoj Vetë Statusin
5. Populli Nuk Ka Nevojë për Erotikë
6. Tension Moral në Komente
7. Nuk Është Personale, Është Parimore
8. Ferri Fillon me Ty
9. Ke me Dhënë Xhevap. Xhevap ke me Dhënë
10. Më Fal, por Kjo Është Degjenerim
Deluxe edition:
“Mos e Normalizoni Dashninë.”
Hidden track:
“Në fund të mbledhjes,
të dy e kishin lexuar poezinë tri herë.”
Deklaratë për media:
“Po e Them me Dhimbje.”
…
5.
PARAFUND:
Deluxe edition absolute
Mulla O. feat. Adelina T.
EP:
“Një Zë nga Barzakhu, Thërret”
1. Varret e Dashurisë, pa Lule
2. Erotikë në Kohë Kiameti
3. Subhanallah, Çfarë Gruaje
4. Ti Je Fitne para Fundit të Botës
5. Haram Romantik
…
5.
FUND:
Promovimi i Albumeve
Moderatorja:
“Çfarë ju bashkoi artistikisht?”
Mulla O:
“Gabimisht hyra në një recital…”
Adelina T.:
“Ai erdhi për ta ndalur patriarkatin.
Doli me backing vocals.”
…
7.
EPILOG
Hoxha e la partinë
dhe shkoi në Haxh
për ta shpëtuar shpirtin.
Në aeroport,
para nisjes,
tha vetëm një fjali:
“Gabimi im më i madh
ishte BookTok-u.”
Nuk ka fakte,
por dyshohet se dikush e dëgjoi të ofshante:
“Më paç në qafë.”
Ndërsa Albini
mbeti me Adelinën T.,
duke kënduar në sfond:
“O ti send,
më i bukuri shpend…”
Adelina T. recitonte errësirë erotike
mbi një beat revolucionar.
Ndërsa,
diku larg,
Mulla O.
e fik telefonin.
Por është vonë.
Albumet kishin dalë tashmë.
…
P.S. Foto:
autorja del nga një konferencë për revolucionin dhe shkon drejt festivalit të filmit.
…
AUTOKRITIKË:
Njoftim kulturor-politik:
E këshilluar nga një ëndërr lucide…esenë
“Si ta mundësh Albin Kurtin”
e postoj pas zgjedhjeve.