Tifozët dhe mediat kanë ndezur alarmin pas një njoftimi zyrtar nga Real Madrid, ku bëhet me dije se presidenti Florentino Pérez do të mbajë një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp sot pasdite.
Takimi i medias vjen pas një mbledhjeje emergjente të Bordit Drejtues në ambientet e klubit.
Kjo ishte një paraqitje mjaft e pazakontë nga kreu i Merengues, dhe deri tani nuk ka asnjë shenjë se për çfarë do të flasë.
Pérez rrallë iu drejtohet mediave drejtpërdrejt, dhe urgjenca e njoftimit ka nxitur menjëherë spekulime të shumta.
Sezoni i fundit ka qenë zhgënjyes për Real Madrid, i përfunduar pa asnjë trofe, gjë që ka detyruar klubin të reflektojë mbi të ardhmen e skuadrës.
Disa raportime në Spanjë sugjeruan se kreu 79-vjeçar kishte shprehur tek rrethi i tij i ngushtë se “ishte shumë i lodhur”.
Megjithatë, Pérez ka bërë të qartë se nuk po mendon të largohet, edhe pse disa anëtarë mund të dëshironin këtë. Përkundrazi, ai ka njoftuar se do të thirren zgjedhje të reja për presidencën e klubit, tre vite para kohe. Mandati i tij aktual ishte planifikuar të përfundonte në 2029.
Sezoni i fundit ka qenë zhgënjyes për Real Madrid, i përfunduar pa asnjë trofe, gjë që ka detyruar klubin të reflektojë mbi të ardhmen e skuadrës.
- “Kush dreqin është Marilyn Monroe?”, Historia e telegramit më ironik në botë dhe sesioni fotografik që fjeti 59 vjet në arkiv - 26/06/2026
- Ministrja jep lajmin: Ja sa do të indeksohen pensionet duke nisur nga 1 korriku, kush përfiton - 26/06/2026
- Çmenduri/ Prapaskenat e kampionatit botëror, nga trajneri që mëson himnin e huaj në autobus, te rekordi që drithëron botën! - 26/06/2026