Reforma territoriale është vendosur sërish në qendër të debatit politik pasi mazhoranca duket se ka ndryshuar qëndrim nga vendimi fillestar për mos të prekur ndarjen aktuale. Në një intervistë per Klan News, bashkëkryetarja e komisonit Anila Denaj konfirmon se mazhoranca do të bëjë lëshime. Ndërkohë ekspertët kërkojnë të dëgjohen më shumë, nuk kushtet kur nuk kanë shumë kohë.
“Ndonëse afati i punimeve ishte deri në 30 Shtator, komisioni i reformës territoriale do t’i mbyllë punimet në 21 tetor, Partia Socialiste e cila ishte e bindur se nuk do të prekte ndarjen territoriale, duket se do të bëjë lëshime për numrin e bashkive”.
Anila Denaj thotë se mazhoranca do të diskutojë sërish me demokratët nëse ka hapësira për të bërë ndryshime.
“Ndoshta është koha për të four për kriteret të cilat duhet të vijnë nga ekspertët se kjo është puna e tyre. Nëse referenca e ekspertëve të mazhorancës dhe atyre të opozitës sjellin kritere për të bërë ndryshime, do ti shikojmë. Hapësira mund të ekzistojnë por jo me daljet publike 96 bashki.”
Ndonëse afati është zgjatur thuajse me 1 muaj, pritshmëritë janë që ky komision të ketë 2 raporte.
“Ekspertet e të dyja palëve janë duke përgatitur raportin, i cili dukshëm nuk do të jetë një sepse kemi dalë me qasjet tona politike në raport me drejtimin. Mazhoranca kërkon të vendosë në zbatim rekomandimet pa ndryshuar hartën ndërsa opozita sjell numrat shumë të lartë se sa mund të përballojë situata aktuale. Duke qenë se janë dy raporte, ekpsertët kërkojnë më shumë kohë. Janë disa tryeza diskutimi ku dhe palë të ekspertëve ndërkombëtarë mund të na ndihmojnë”
Por cila është kërkesa kryesore e ekspertëve?
Gerta Meta: Ne jemi mësuar që bashkitë, duke u bazuar në diskutimet që është bërë në 2014, ku reforma territoriale u atakua si reformë e njëanshme sepse opozita nuk mori pjesë, ky është kushti i parë i shoqërisë civile që mos përsëritet e njëjta situatë. Është një moment reflektimi për të dy palët për të bërë një reformë së bashku.
Në kushtet kur ndarja aktuale është konsideruar si dështim nga opozita, Denaj drejton një thirrje ndaj kundërshtarëve politikë.
Anila Denaj: Ne kemi bërë një punë në 2014 e cila nuk mund të hidhet në kosh pas 8 vitesh, e para duke e gjykuar sikur ka qenë një dështim se këtë thotë znj. Çupi dhe gjithë opozita, që nuk është e vërtetë, sepse ka përmirësime dhe mbi të gjitha nëse ka nevojë ku në zona të caktuara të ketë përmirësime, le të vijnë me kritere.
Por më shumë se sa te numrat, ekspertja Meta mendon se problem i reformës territoriale qendron në një tjetër aspekt.
“A do mundemi ne të krijojmë njësi administrative fiktive, të cilat nuk e kanë mundësinë për ti shërbyer politikave rajonale në komunitetet që përfaqësojnë? Kjo është një pikëpyetje shumë e madhe me të cilat palët nuk po merren, por janë në këtë konkurrencën 61 dhe 95. Ky është një diskutim që duhet të marrë fund. Duhen njësi administrative të decentralizuara, dhe ky është një shqetësim që PD e sjell”.
Por a do të arrijë komisioni i reformës territoriale të përfundojë deri në 21 Tetor?
Anila Denaj: Kemi një limit, është dekreti që zyra e presidentit në raport me datën e zgjedhjeve përcakton. Në javën e dytë të Tetorit, nëse diskutimet do të jenë të forta do të rrimë deri vonë por nuk do të shtyhet afati.
Në seancën e fundit plenare, deputetët e Kuvendit votuan me 101 vota pro shtyrjen e afatit të Komisionit për Reformën territoriale. Grupimi në PD i kryesuar nga Sali Berisha nuk ka përfaqësim në këtë komision të posaçëm por per sa i përket kësaj reforme janë në një mendje, kërkojnë një rindarje të bashkive, duke shkuar me mbi 80 të tilla. Shtimi i Bashkive kërkon rishpërndarjen e atyre aktuale. Demokratët synojnë zhbërjen e të ashtuquajturve “ishuj” elektoral që sipas tyre kanë favorizuar Partisë Socialiste për shkak të bojkotit që të djathtët i bënë reformës në 2014.
Të vetëm socialistët nuk munden ta realizojnë këtë reformë pasi duhen 84 vota, duke i vendosur sërish para detyrimit për t’u shtrirë dorën demokratëve.