Rreth 700 efektivë policie do të jenë në terren për protestën e thirrur nga Sali Berisha para parlamentit. Perimetri i godinës së Kuvendit do të jetë i rrethuar me uniforma blu, ndërsa në të gjithë zonën janë shtuar masat e sigurisë.
Në vijën e parë do të qëndrojnë forcat e rendit dhe të njësisë “Shqiponja”, ndërsa FNSH dhe RENEA do të jenë në pjesën anësore të parlamentit. Ndërsa efektivë të Gardës janë dislokuar në pjesën anësore nga krahu i “Pedonales” nga pritet të bëhet edhe hyrja e deputetëve.
Ndërkohë pritet të ketë kufizime të qarkullimit në rrugën “Xhorxh Bush” dhe pjesërisht në bulevardin “Zhan Dark” dhe kryqëzimi i rrugës së Elbasanit.
Latest posts by Gazeta Pena (see all)
- “Kurti, i frikësuar nga ish krerët e UÇK”/ Martin Leka: Dalja e tyre nga paraburgimi i rrezikon pushtetit - 17/10/2025
- “Zemra mal”! Rama reagon për protestën në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së - 17/10/2025
- VIDEO/ Theu bojkotin e Berishës për UÇK, Bujar Leskaj: Kush po e rruan për urdhrat… - 17/10/2025