Përfaqësues të mediave qendrore dhe lokale në juglindje të vendit, janë denigruar, akuzuar dhe sulmuar edhe fizikisht gjatë protestës së organizuar kundër idesë për shkrirjen e bashkisë së Maliqit. Iniciatori i kësaj situate ka qenë një nga organizatorët e protestës, Arjan Asimi, eksponent i subjektit politik “Shqipëria bëhet”.
Protesta e organizuar përpara bashkisë së Maliqit për të kundërshtuar planin për shkrirjen e kësaj bashkie dhe bashkimin me Korçën u shndërrua në një protestë me sulme verbale, akuza e deri në konfrontim fizik ndaj gazetarëve.
Në një kohë kur përfaqësuesit e mediave të ndryshme qëndrore dhe lokale po intervistonin pjesëmarrësit në protest, një person i identifikuar si një nga organizatorët e protestës Arjan Asimi, ka nisur të akuzojë dhe ofendojë gazetarët se ishin në shërbim të regjimit.
Madje nuk kanë munguara s përplasjet fizike ndaj gazetarëve nga disa mbështetë të protestës. Në të tilla rrethana gazetarët kanë braktisur raportimin nga kjo protestë duke lajmëruar edhe komsiariatin e policisë së Maliqit për situatën e krijuar. Në Maliq Arjan Asimi njihet edhe si eksponent i subjektit politik “Shqipëria bëhet”. (A2 Televizion)