9.5 C
Tirana
14 / 03 / 2026

Protesta e PD, Bashkia kërkon ndryshim sheshi

Pasi Policia e Shtetit refuzoi kërkesën e kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berishës për mbajtjen e protestës në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ më 6 Dhjetor, ditën kur do të mbahet Samiti BE- Ballkani Perëndimor, Bashkia e Tiranës i propozon PD që protestën ta zhvillojë në sheshin ‘Skëndërbej’.

Në përgjigjen e saj, Bashkia e Tiranës thotë se ‘për shkak të zhvillimit të samitit të BE, pjesa më e madhe e rrugëve në qytet do jenë në funksion të mbarëvajtjes së këtij samiti”.

Për të mos cënuar të drejtën për tubime, ajo i ka  propozuar  PD ta zhvillojë protestën pranë Sheshit Skënderbej.

Në përgjigjen drejtuar selisë blu, Bashkia e Tiranës ka pohuar se do të lëshojë leje për protestën nëse ata do të bien dakord për t’u zhvilluar në sheshin Skëndërbej.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x